SHPËRNDAJE

Nëse ju është dukur e vështirë më parë të instaloni Worpressin si platformën më të mirë për krijimin e faqeve të webit, blogjeve apo dyqaneve online, mëposhtë do ju shpjegoj si ta bëni këtë instalim për shumë pak kohë dhe me hapa tepër të thjeshtë.

1- Hapni adresën tuaj në WebHost.al dhe nëpërmjet saj aksesoni cPanel

2- Pasi të hapet, vendosni të dhënat si username dhe password, zbrisni poshtë me ashensor derisa të arrini tek seksioni Softaculous Apps Installer.

Në këtë seksion do të shihni disa programe që i ofron ky aplikacion, por ne na intereson të merremi me WordPress, që është dhe i pari në listë, siç mund ta shihni në imazhin më poshtë.

3- Klikoni WordPress dhe do t’iu shfaqet pamja si mëposhtë, ku duhet të klikoni Install.

Përpara hapit final të instalimit, bëni disa modifikime si mëposhtë:

4- Klikoni Install për hapin final:

Pasi klikimit do të shihni përfundimin e instalimit:

Urime, ju sapo instaluat me sukses një nga programet më të njohura!

PËRGJIGJU