SHPËRNDAJE

Në ditët e sotme , 45.4% e gjithë popullsisë në botë përdor smartphone. Kërkimi për faqet e internetit po bëhet direkt nga celularët ndaj dhe nqs kemi në plan të lançojmë një faqe online, duhet t’i kushtojmë rëndësi versionit mobile.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të krijuar një faqe mobile-friendly:

1- Zgjidhni një temë mobile-friendly

Temat mobile-friendly janë të optimizuara si për celular ashtu edhe për desktop. Para se të zgjedhim temën duhet të lexojmë përshkrimin si dhe të shikojmë demo se si do të dukej faqja ne desktop apo ne celular.

2- Thjeshtoni përmbajtjen e faqes tuaj

Nqs do të navigojmë tek një faqe si në versionin desktop dhe mobile, do të shikojmë që në versionin mobile faqja ka më pak materiale.

Çelësi për të pasur një faqe mobile-friendly është që të ketë vetëm gjërat më kryesore dhe të rëndësishme. Çdo infomacion tjetër është i panevojshëm në versionin mobile.

3- Shmangni zbukurimet e tepërta në faqe

Qëllimi i kërkimit në celular është të marrim një përgjigje sa më të shpejtë dhe në mënyrë efikase. Kjo do të thotë kur jemi duke dizenjuar faqen tonë të internetit mobile-friendly, duhet të heqim dorë nga zbukurimet e tepërta dhe të vendosim një dizajn të thjeshtë.

Pop-ups dhe refreshers mund të jenë të nevojshme për në desktop, duke siguruar abonues të rinj, duke bërë njoftime/reklama apo edhe duke dhën kode për ulje çmimesh. Sidoqoftë, për në versionin mobile nuk është e sugjeruar. Ne dëshirojmë që përmbajtja të jetë sa më e thjeshtë. Nëse vizitorët shohin pop-up të parëndësishëm që marrin ekranin e tërë, kjo mund të irritoj klientin duke u larguar fare nga faqja. Gjithashtu, edhe po të provojmë të heqim pop-upin nga një ekran i vogël është goxha e vështirë. Një alternativë e zgjuar është të vendosim një pjesë të vogël në krye të faqes tonë për promovime, njoftime ose dërgesa falas.

4- Konsideroni madhësinë e butonave dhe shkrimit

A keni vizituar ndonjëherë një blog në një pajisje celularë dhe është dashur të zmadhoni për të lexuar përmbajtjen? Sa kohë vazhduat të lexonit? Me shumë mundësi nuk keni pritur gjatë. Shkronjat në versionin mobile duhet të jenë së paku 14px. Kjo e bën të lehtë për shumicën e njerëzve të lexojnë përmbajtjen pa ndonjë problem.

Gjithashtu është e rëndësishme që çdo buton të jetë i klikueshëm. Gjëja e fundit që ju dëshironi është që vizitorët tuaj nga celulari të kenë të vështirë për të zgjedhur produkte ose duke shtypur butonat. Butonat më të mëdhenj janë më të mirët. Shikoni për madhësitë e butonave që janë të paktën 44px.

5- Optimizoni imazhet

47% e vizitorëve në faqe presin vetem 2 sekonda që faqja të hapet. Nqs nuk hapet ata largohen. Që faqja të hapet shpejtë si dhe të jetë mobile- friendly duhet te optimizojmë imazhet.

6- Përfshini opsionin SEARCH tek faqja

Një faqe mund të përmbaj shumë produkte, të cilat është vështirë për t’i gjetur, por me anë të search mund t’i gjejmë lehtësisht. Kjo e bën dhe më të lehtë navigimin nga celulari

Dizenjuesit e faqeve të internetit po punojnë shumë për të përmirësuar përvojën e përdoruesit nga celulari, që të kenë më shumë trafik si dhe vizitor që rikthehen sërisht në faqe. Ndërkohë që ndërtoni faqen tuaj mobile-friendly zbatoni dhe këshillat e dizajnit të listuara më lart. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që faqja juaj të funksionojë siç duhet kur dikush vjen duke kërkuar nga një desktop ose pajisje celulare.

PËRGJIGJU