SHPËRNDAJE

Sapo keni krijuar një faqe në kompjuterin tuaj, jeni gati ta lançoni por nuk dini se nga t’ia filloni? Ne do t’ju tregojmë rrugën.

Së pari, shkoni te faqja e shkarkimit e ‘FileZilla’ dhe merrni versionin e duhur për sistemin tuaj. Sapo të keni shkarkuar programin, duhet ta instaloni atë.

Para se të ngarkoni një folder në faqen tuaj, do t’ju duhet ta lidhni me webhostin tuaj.

Klikoni tek File-> Site Manager ->New Site dhe duhet të vini emrin e domain-it tuaj. Klikoni versionin ‘normal’ tek Logon Type si dhe vendosni username-in dhe fjalkalimin që përdorni për tu kyçur në cPanel. Së fundmi, klikoni Connect dhe site-i juaj është i lidhur me Filezilla.

Për të publikuar një faqe që e keni të ndërtuar në kompjuterin tuaj, në anën e majtë të ekranit, nën fushat Filename, klikoni folderin ku keni të ruajtur faqen. Me anë të ‘drag and drop’ e kaloni faqen tek folderi public_html .

Më pas logoheni nëpërmjet hostit tuaj në cPanel. Klikoni tek File Manager dhe hapni folderin public_html. Editoni emrin e faqes kryesore në index.html dhe në fund do të shikoni se faqja juaj u publikua.

PËRGJIGJU