SHPËRNDAJE

Siguria e WordPress është një temë me rëndësi të madhe për çdo pronar faqeje.

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje sigurisë në WordPress. Këto janë disa këshilla për sigurine e faqes nga hakerët dhe malware.

Pse siguria e internetit është e rëndësishme?

Një faqe e hakuar WordPress mund të shkaktoj dëme serioze në biznesin tuaj. Hakerët mund të vjedhin informacionin e përdoruesit, fjalëkalimet, instalimin e softuerit me qëllim të keq dhe mund të shpërndajnë gjithashtu malware për përdoruesit tuaj.

Nëse faqja juaj e internetit është një biznes, atëherë ju duhet t’i kushtoni vëmendje shtesë sigurisë suaj të WordPress-it.

Si një pronar biznesi online është përgjegjësia juaj për të mbrojtur faqen e internetit të biznesit tuaj.

Fjalëkalimet e forta dhe lejet e përdoruesit

Ju mund përdorni fjalëkalime më të forta që janë unike për faqen tuaj te internetit. Shumë fillestar nuk pëlqejnë të përdorin fjalëkalime të vështira sepse janë të vështirë për t’u kujtuar.

Një mënyrë tjetër për të zvogëluar rrezikun është që të mos i jepni askujt qasje në llogarinë tuaj të WordPress.

Roli i WordPress Hosting

Shërbimi juaj i hosting luan rolin më të rëndësishëm në sigurinë e faqes tuaj WordPress. WebHost.al merr masa shtesë për të mbrojtur serverët kundër kërcënimeve.

Një kompani e mirë web hosting si ne, punon për të mbrojtur faqet e internetit dhe të dhënat tuaja.

Backup i WordPress

Backups janë mbrojtja juaj e parë kundër çdo sulmi WordPress. Mbani mend, asgjë nuk është 100% e sigurtë.

Një website backup  është plani i sigurimit më i madh i çdo pronari të një faqe interneti dhe çfarë mund të investojë për të parandaluar kundër fatkeqësisë. Gjithkush e di rëndësinë e sigurimit të dosjeve të kompjuterit tuaj, por rrallë sigurohet një kopje rezervë.

Hosting dhe Backup i Faqes mund të ju japin të gjitha mbrojtjet që ju nevojiten pa asnjë punë nga ana juaj.

Free Daily Backup është ofruar ose përfshirë si një përditësim standard në të gjitha paketat tona hosting.

SSL dhe HTTPS

SSL qëndron për Secure Socket Layer-një skedar i vogël i të dhënave që shton një çelës kriptografik për transferimin e të dhënave mes shfletuesit të internetit dhe serverit. Në mënyrë që faqja të jetë e sigurt, poseduesi i faqes duhet te kete nje certifikate SSL-e cila vepron si një simbol që njofton përdoruesit se faqja është verifikuar dhe certifikuar.

Pasja e një certifikatë SSL është thelbësore për mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme dhe konfidenciale të përdoruesve.

Një certifikatë SSL shton sigurinë e faqes në çdo komunikim midis shfletuesit dhe serverit.

HTTPS shpesh përdoret për të mbrojtur transaksione online konfidenciale, si bankat në internet dhe formularët për blerje online.

Të gjitha paketat hosting në Webhost vijnë me një certifikatë SSL të përfshirë.

Instaloni shtojca

Është punë e vështirë për të kontrolluar rregullisht sigurinë tuaj të internetit për malware. Një plugin sigurie kujdeset për sigurinë e faqes tuaj dhe monitoron faqen tuaj 24/7.

Në WordPress ka shumë shtojca sigurie që mund të instaloni.

Përditëso versionin e WordPress

Mbajtja e WordPress-it tuaj të përditësuar është një praktikë e mirë për të mbajtur faqen tuaj të sigurt. Me çdo përditësim, zhvilluesit bëjnë disa ndryshime, shpesh herë duke përfshirë përditësimet për veçoritë e sigurisë. Duke qëndruar i azhornuar me versionin më të fundit po ndihmon të mbroheni nga të qenit një objektiv nga hakerat.

Është gjithashtu e rëndësishme të përditësoni shtojcat dhe temat tuaja për të njëjtat arsye.

PËRGJIGJU