SHPËRNDAJE

Siç e dimë Cloud Computing po bëhet gjithnjë e më popullor çdo ditë që kalon, si një  alternativë online për të ruajtur, menaxhuar dhe rifituar të dhënat që përgjithësisht janë mbajtur në një hard disk të kompjuterit ose në një server lokal.

Por cilat janë disa nga  shqetësimet që lindin në lidhje me sigurinë?

Është e rëndësishme të rikujtojmë se asnjë sistem nuk është krejtësisht i sigurt nga kërcënimet e sigurisë  dhe për këtë arsye rrjetet e sotme përdorin një mori mjetesh për të përmirësuar sigurinë e të dhënave të tyre.

  • Verifikimi i fjalëkalimit (Two-step Verification) – Studimet  kanë treguar se deri në 90% të fjalëkalimeve të krijuara nga përdoruesit janë të ndjeshëm ndaj hakerimit. Shumica e shërbimeve Cloud ofrojnë verifikimin e fjalëkalimit nëpermjet  dy hapa-ve. Hapi i dytë mund të një email , tekst ose PIN, kështu që në rast se një haker është në gjendje të deshifrojë fjalëkalimin tuaj, ata nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë pa hapin e dytë.
  • Dosje të koduara– Kriptimi është një tjetër element kyç i sigurisë në Cloud.  Programi i mirë i enkriptimit shton një tjetër shtresë të fortë mbrojtjeje të të dhënave tuaja para se t’i dërgosh në Cloud.
  • Fshini të dhënat e vjetra rregullisht. Bizneset duhet të konsiderojnë fshirjen e të dhënave të vjetra që nuk i shërbejnë më qëllimeve të tyre . Sa më shumë informacion i panevojshëm aq më e vështirë bëhet menaxhimi i sigurisë.
  • Instaloni softuerin anti-virus. Ju duhet ta keni këtë softuer tashmë të instaluar në kompjuterat tuaj. Nëse nuk e keni, patjetër ta bëni këtë përpara se të ktheheni në Cloud. Programi anti-virus dhe anti-malware parandalon programe të dëmshme software si keyloggers dhe Trojans nga hakimi i sistemit tuaj.
  • Mos harroni për sigurinë e smartfonëve. Njerëzit preferojnë lehtësinë e smartfonëve të tyre dhe pajisjeve të tjera të lëvizshme. Tregohuni të kujdesshëm kur ruani  fjalëkalimet ose informacione të tjera të ndjeshme në telefonin tuaj. Caktoni një numër PIN për të maksimizuar sigurinë.

PËRGJIGJU