SHPËRNDAJE

shtojcat me te mira per WordPressWordPress është një sistem i mrekullueshëm për menaxhimin e faqeve (CMS) në internet. Një nga faktorët që e bëjnë këtë sistem të mrekullueshëm është pikërisht mundësia që WordPress të ofron për ta zgjeruar dhe shtuar funksionalitetin e vetë nëpërmjet atyre që quhen shtojca apo shtesa (plugins).

Shtojcat (plugins) janë copëza softueri që të lejojnë të shtosh lehtësisht funksionalitete për faqen tënde si p.sh. harta, tabela, forma kontakti, kopje për ruajten e faqes, dhe shumë e shumë funksione të tjera.

Aktualisht ka mbi 45,000 shtojca të ndryshme, shumica falas, që ofrohen brenda direktorisë së WordPress dhe që janë shkarkuar me miliarda herë. Këto shtojca janë zhvilluar në mënyrë vullnetare nga anëtarë të komunitetit të zhvilluesve të WordPress dhe ofrohen për përdorim të gjerë. Sigurisht, ofrohen edhe shtojca me pagesë (shpesh jashtë direktorisë së WordPress), ose që ofrohen falas në versionin bazë dhe me pagesë për versionet më të përparuara. Nëse ju keni një nevojë apo ju duhet një funksionalitet i caktuar, gjasat janë që dikush sakaq ka krijuar një shtojcë që i përshtatet ose përmbush nevojat tuaja mjaftueshëm.

P.sh. nëse ju doni të shtoni efektin e flokëve të borës gjatë festave të fundvitit, apo dëshironi të shtoni një katror ku shfaqet moti, atëherë dikush ka krijuar një shtojcë pikërisht për këtë punë, madje në mjaft raste ka më shumë se një shtojcë që ju ofron të njëjtin funksionalitet dhe juve ju duhet të zgjidhni atë që ju përshtatet apo funksionon më mirë.

Kujdes para se t’i instaloni

Shtojcat ofrojnë vërtetë funksionalitete fantastike, por para se të instaloni ndonjë prej tyre duhet të tregoni kujdes dhe të siguroheni që versioni i shtojcës përputhet (compatible) me versionin e WordPress-it që ju përdorni për faqen tuaj. Nëse shtojca që keni zgjedhur të instaloni nuk përputhet me versionin e WordPress që ju keni, atëherë ekziston mundësia që faqja juaj të prishet ose t’ju krijohen probleme në pamjet dhe funksionalitetin e shtojcave të tjera.

Ky është një shkrim hyrës por në shkrimet në vijim, do ju sugjerojmë shtojca sipas kategorive të ndryshme, që shpesh i kemi testuar apo përdorur edhe vetë, ose që janë mjaftueshmërisht popullore dhe mbi të gjitha me qëllimin që t’ju ndihmojmë të zgjidhni opsionin më të mirë për nevojat e faqes tuaj.

Si të eksploroni shtojcat që ofrohen

Nëse e keni instaluar WordPress-in në serverin tuaj, atëherë ju mund të kërkoni lehtësisht direktorinë e shtojcave direkt nga brenda WordPress-it. Aty do mund të kërkoni dhe përzgjidhni nga mijëra alternativa dhe funksionalitete nga më të ndryshmet.

Abonohuni sot që t’ju njoftojmë automatikisht sapo të fillojmë t’i publikojmë.

[thrive_leads id=’367′]

PËRGJIGJU