SHPËRNDAJE

Si mund ta bëni blogun tuaj të diferencohet, të ndërtojë një ndjekje besnike dhe ndoshta të rritet në një biznes fitimprurës? Këtu janë tre blogje shumë të ndryshme që tregojnë historitë e suksesit, të cilët na mësojne nëpërmjet përvojës së tyre.

1. Ree Drummond i “Pioneer Woman”

Ree Drummond, sipërmarrësja e blogut “Pioneer Woman”, ka një markë të produkteve të kuzhinës, një revistë, një restorant dhe një hotel në ndërtim. Suksesi i saj u rrit nga blogu- i quajtur ‘Pioneer Woman’, ku ajo rregullisht ndan recetat, përditësimet e projekteve, fotografitë e qytetit të saj dhe tregimet rreth familjes dhe miqve. Sot, blogu është ende guri themel i biznesit të saj.

Çfarë mund të mësojnë blogerët e rinj nga Ree Drummond:

“Gjeni zërin tuaj dhe përdoreni atë për të përshkruar gjërat që doni.” Drummond shkruan qartë dhe e përdor zerin e saj për t’i ndihmuar lexuesit të bien në dashuri me stilin e saj të jetesës.

Ajo edhe tani ndihet miqësore ashtu siç bëri një dekadë më parë, dhe lexuesit ndihen sikur të kenë një dritare në botën e saj.

Ndërkohë që ishte një shkrimtare e aftë, Drummond nuk krijoi një person që i shërben një tregu të synuar – ajo filloi të shkruajë për mënyrën e saj rurale të jetës dhe të ushqejë një komunitet lexuesish që donin të dinin më shumë.

2. Casey Neistat i Beme / CNN

Casey Neistat është një sipërmarrës i cili ndër të tjera po ndërton mjete digjitale për CNN.  Është një rol që ai e mori pas shitjes së aplikacionit të tij medias sociale, Beme, rrjetit të lajmeve për 25 milionë dollarë. Neistat gjithashtu investon në startupe, përfaqëson Samsungun, dhe flet në konferenca për të inkurajuar kreativë të tjerë për të bërë punën që ata duan të bëjnë. Ai gjen gjithmone kohë për të xhiruar, prodhuar dhe ndarë videot rreth udhëtimeve të tij globale, rishikimeve të produkteve ,ekperiencave të ndryshme për ndjekësit e tij.

Në moshën 17 vjec, ai u zhvendos në Nju Jork, punoi në artin e tij të tregonte histori përmes videove dhe pati një sukses shumë të madh. Videot e tij për probleme të caktuara të qytetit jo vetëm që tërhoqën vëmendjen e ndjekësve të shumtë në Youtube por edhe të zyrtarëve të qytetit.

Çfarë mund të mësojnë vlogerët e rinj nga Casey Neistat:
Bëni atë që dëshironi, dhe përdorni pajisjen që keni momentalisht, për të filluar. Neistat thotë se gjithcka çfarë ju duhet është një telefon, një lidhje interneti dhe një ide e mirë.

Autobiografia video 4-minutëshe e Neistat-it, rendit gjërat që njerezit i thanë Neistatit se ai nuk mund ta bënte – së bashku me videon e Neistatit duke i përmbushur të gjitha këto qëllime dhe më shumë.

Pra, nëse doni të krijoni një vlog për diçka që doni, bëjeni atë – edhe nëse njerëzit thonë se nuk mundeni.

3. Chiara Ferragni e ‘The Blonde Salad’

Ndërmarrësit e modës e dinë se emri Chiara Ferragni do të thotë biznes. Projektuesja dhe blogerja italiane, e cila tani jeton në Beverly Hills, sjell të paktën 9 milionë dollarë në vit nga linjat e saj të këpucëve dhe veshjeve, modelimi, dhe partneritetet me shtëpitë e mëdha të modës.

Revista Forbes e identifikoi Ferragnin si ‘Top Fashion Influencer për 2017 ‘ në udhëheqjen e saj të ndikimit të masës për industrinë e modës. Ferragni ishte biznesi i parë i ndikimit të modës që u paraqit në një studim të rastit në Harvard- dhe kjo ishte para fillimit të hapjes së dyqaneve të shitjes me pakicë në Itali dhe Kinë.

Para se ajo të ishte një ikonë e modës dhe sipërmarrëse, Ferragni ishte një studente e drejtësisë në Itali me një blog personal të quajtur “The Blonde Salad”. Postimet dhe fotot e saj të stilit të blogut tërhoqën shumë pyetje rreth veshjeve të saj, kështu që ajo e drejtoi blogun në atë sektor.

Ajo gjithashtu ka përdorur Instagramin për të zgjeruar sferën e saj të ndikimit. Sot, Ferragni ka më shumë se 10 milionë ndjekës të Instagram, dhe “The Blonde Salad” është një revistë dixhitale e modës dhe një dyqan online me një ekip prej 20 personash.

Çfarë mund të mësojnë blogerët e rinj nga Chiara Ferragni?
Ashtu si Drummond, Ferragni blogon për atë që ajo do – modën, miqtë dhe udhëtimet. Ferragni është gjithashtu, si Neistat, bashkëpunëtore me të tjera firma, siç tregon puna e saj me Gucci, Chanel dhe shtëpi të tjera të modës. Entuziazmi i Ferragni për modën është frymëzues.

Këshilla për blogerët e rinj është që të përdorin mediat sociale për të forcuar shtrirjen e blogut të tyre dhe të mendojne gjithmonë për projekte të reja në rritjen e blogut të tyre.

PËRGJIGJU