SHPËRNDAJE

Jeni akoma duke përdorur një ID të përgjithshme gjenerike falas (p.sh. Gmail, Yahoo Mail) për të bërë komunikime biznesi me klientët, furnizuesit dhe partnerët tuaj? Nëse e bëni, duhet ta mendoni përsëri. Adresa që përdorni për dërgimin e email-eve të biznesit ka një ndikim të rëndësishëm në njohjen dhe reputacionin e biznesit tuaj. Më poshtë do të gjeni gjashtë arsye të rëndësishme pse keni nevojë për një email të personalizuar për biznesin tuaj.

1- Email i personalizuar ju bën të dukeni më mirë

Një email falas mund të dëmtojë reputacionin e biznesit tuaj, duke ngritur dyshime nëse biznesi juaj është i ligjshëm apo jo.
Pavarësisht që adresa e email-it mund të ketë emrin e biznesit tuaj, sërisht ky email [email protected] duket më mirë dhe më i besueshëm se [email protected].

Në një kohë kur shumë prezantime biznesi ndodhin në internet, një adresë e tillë email krijon një përshtypje të parë të qëndrueshme për audiencën tuaj. Dhe në biznes, krijimi i një përshtypje të mirë të parë është po aq thelbësor sa dhënia e produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë.

2- Ndikon në rritjen e “brand-it” të biznesit tuaj

Siç e përmendëm më lart, një adresë emaili e personalizuar ka emrin e domain-it të biznesit tuaj – jo emrin e Gmail, Yahoo ose Hotmail. Prandaj, sa herë që dërgoni një email nga ajo llogari email, ju promovoni biznesin tuaj.

Sa herë që ju dërgoni email nga një adresë email e personalizuar si psh: [email protected], emri i biznesit tuaj do memorizohet më shpejt.

Me kalimin e kohës, adresa juaj e email-it do të fillojë të lidhet me biznesin, e cila është jashtëzakonisht e dobishme për brand-in e biznesit tuaj.

Me pak fjalë, përdorimi i një email të personalizuar me domain për komunikimet për biznes është një mënyrë e vlefshme, e lehtë dhe e lirë për të rritur një biznes.

3- Ju ndihmon në përmirësimin e dërgimit të email-eve

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i të pasurit një email të personalizuar me domain është se ka më shumë mundësi që email-et tuaja të mos filtrohen si spam.

Shërbimet falas të postës elektronike shpesh janë të prirura për spammers dhe malware. Pra, ekziston një mundësi që email-et që ju dërgoni nga ndonjë adresë e-mail gjenerike mund të filtrohen si spam.

Për të siguruar që çdo email që dërgoni po merret, përdorni një llogari email të hostuar nga Webhost.al

4- Rrit konfidencialitetin

Një email i personalizuar me emrin e domain, ju mundëson gjithashtu të krijoni adresa email të ndara për përdoruesit individualë, duke ju ndihmuar të kufizoni hyrjen në të dhënat konfidenciale të biznesit.

Bizneset që përdorin një ID gjenerike për email, shpesh ndajnë një adresë email midis stafit të shumtë dhe partnerëve të biznesit. Nuk ka asnjë mënyrë për të zbuluar nëse një email qëndron vetëm midis marrësve të tij.

Pra, për të përmirësuar konfidencialitetin e komunikimit në biznesit tuaj, duhet të zgjidhni email të personalizuar, ku çdo përdorues ka adresën e tij.

5- Ju ndjek kudo që shkoni

Supozojmë që adresa juaj e parë e email-it të biznesit ishte me Yahoo dhe më vonë vendosët të përdorni Gmail. Në këtë rast, do t’ju duhet të njoftoni të gjithë kontaktet tuaja në lidhje me këtë ndryshim në adresën tuaj të emailit. Por me një email të personalizuar me emrin e domain, nuk keni pse të përballeni me këtë problem.

Kështu që ju lehtësisht mund të kaloni nga një kompani hostimi në tjetrën pa qënë e nevojshme të ndryshoni adresat e email-it, pasi ju jeni posedues të domain-it, dhe ju nuk keni nevoj të lajmëroni asnjë nga kontaktet për këtë ndryshim.

Për aq kohë sa ju zotëroni emrin e domain psh domain.com, asnjë person tjetër nuk mund të dërgoj email të personalizuar me këtë domain, psh: [email protected]

Një avantazh tjetër është, që ju mund të shtoni ose hiqni adresat email në përputhje me rritjen e biznesit tuaj. Kursen një sasi të konsiderueshme të kohës dhe parave duke ofruar një mundësi shumë të mirë komunikimi në biznesin tuaj.

6- Ju ndihmon për reklamimin e biznesit tuaj

Personat që merren me marketing e dinë që marketingu me email është një mënyrë mjaft efektive dhe e lirë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Por ka mundësi që shumë email-e të dërguara së bashku të shënohen si spam ose të bllokohen në adresat e marrësve – veçanërisht kur përdorni shërbimin e postës elektronike gjenerike dhe falas. Pse? Për shkak se një ID e-mail falas është ajo që spammers tenton të përdorë për të dërguar email të padëshiruar.

Një email i personalizur me emrin e domain nga një kompani e njohur zvogëlon rrezikun që email-et tuaja të shënohen si junk ose spam ose të bllokohen nga adresat e marrësve.

Është koha që ju të përdoni një email të personalizur me emrin e domain-it.

Ka kaluar koha kur bizneset përdornin adresa email falas për të komunikuar me klientët, shitësit dhe partnerët e tyre. Tani zgjedhja e një adrese të personalizuar të email-it është vendimi i duhur.

Përdorimi i një adrese të tillë email për komunikimet e biznesit ndihmon një biznes:

– Të ndërtoj Brand-in.
– Fiton Besueshmëri.
– Përmirëson kredibilitetin.

Ai gjithashtu i jep një kompanie kontroll, siguri dhe privatësi të plotë.

Me ofertat e Webhost.al ju mund të merrni domain dhe email falas në një nga paketat host.

Në këtë mënyrë ju mund të krijoni email-et tuaja të personalizuara duke e bërë biznesin tuaj të duket sa më profesional dhe duke e veçuar nga pjesa tjetër.

PËRGJIGJU