SHPËRNDAJE

Këtu janë 8 ide biznesi online që mund të filloni dhe të rriteni gradualisht.

1. Blog

Po, ju mund të filloni të bëni para me blogun tuaj nëse jeni të durueshëm dhe të gatshëm për të punuar rregullisht. Për këtë ju duhet të krijoni përmbajtje të rregullta dhe interesante për audiencën. Gjithashtu, për të filluar të fitoni para do t’ju duhet të mësoni rreth reklamave, affiliate marketing, email marketing etj.

2. Zhvillues aplikacionesh dhe softueri

Kërkesa për zhvillues aplikacionesh dhe softueri pritet të vazhdojë të rritet “shumë më shpejt se mesatarja” në vitet në vazhdim. Freelancing si zhvillues mund t’ju lejojë të ndërtoni aftësitë tuaja dhe t’a ktheni në biznes.

3. Dropshipping

Dropshipping ju lejon të shisni mallra me pakicë pa pasur nevojë t’i ruani, t’i dërgoni ose t’i blini ato përpara kohe.
Ju nuk keni nevojë të hapni një dyqan fizik ku të paguani shumë. Në vend të kësaj, hapni një dyqan në internet dhe blini nga furnizuesit që kanë produktet. Kjo duket e lehtë, por është e rëndësishme të gjeni partnerët e duhur.

4. Dyqane online

Ju gjithashtu mund të filloni biznesin tuaj duke shitur prodhimet tuaja apo produktet e blera tek të tjerët në internet. E-commerce është një mënyrë shumë e mirë për biznes online.
Këto janë platformat për dyqan online që ju mund të përdorni nëse blini një nga planet tona hosting në WebHost.al

PrestaShop

Woocommerce

Magento

5. Menaxhimi i mediave sociale

I përdorni shumë rrjetet sociale? Keni aftësi për të filluar diskutime interesante me audiencën? Nëse është kështu, dhe nëse nuk shqetësoheni duke shpenzuar kohën tuaj të lirë në telefonin tuaj atëherë menaxhimi i mediave sociale mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ju. Pronarët e bizneseve të vogla, departamentet e marketingut dhe agjensitë shpesh duan të gjejnë persona që të merren me mediat sociale. Ndoshta personi që ata po kërkojnë jeni ju! Konsultohuni me këto biznese dhe filloni punë online.

6. Affiliate Marketer

Një nga mënyrat më të lehta për të bërë para në internet është marketingu affiliate. Një affiliate marketer është një person që merr komisione për shitjen e produkteve nga kompani të tjera. Pjesa më e mirë është se ju nuk keni nevojë të krijoni produkte, thjesht shisni produktet e njerëzve të tjerë.

Komisionet variojnë nga produkti në produkt dhe gjithashtu varet nga sasia e shitjeve të produkteve të gjeneruara nga klikimet tuaja.

Të jesh një affiliate marketer mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar të ardhura pasive.

7. Konsulent Biznesi

Keni shumë njohuri në një fushë specifike? Atëherë mund të filloni të fitoni para si një konsulent biznesi online.

Si një konsulent, thjesht duhet të aplikoni njohuritë, aftësitë dhe përvojën që keni në një fushë specifike për të ndihmuar klientët të zgjidhin një problem ose çështje.

8. Sponsorizime në Instagram

Pëlqeni fotot dhe jeni të interesuar për të rritur audincën ne Instagram? Ndërsa krijoni postime interesante, më shumë mundësi do të bëheni të disponueshëm për sponsorizime në Instagram. Për shembull, nëse llogaria juaj është e përqendruar në veshje, mund të jeni në gjendje të sponsorizoni produkte si aksesorë, veshje të ndryshme etj. Për të filluar me sponsorizmet duhet të kontaktoni me marka të ndryshme.

Lexoni artikullin e përgatitur nga WebHost.al se si mund te fitoni para në instagram.

Fito para duke postuar në Instagram

PËRGJIGJU