SHPËRNDAJE

 

Keni vënë re ndonjëherë në Instagram fjalën #ad dhe keni pyetur veten se si mund të paguheni edhe për postimet e Instagram-it? Marrja e pagesës për të postuar në Instagram po shfaqet si një punë shumë fitimprurëse (madje edhe punë me kohë të plotë për disa blogerë).

Instagram influencers që paguhen për postimet e tyre në Instagram mund të fitojnë duke nisur nga $ 50 (Jo keq apo jo?)

Të jesh  influencer në Instagram nuk është vetëm për të famshëm.Në fakt, mikro influencers thuhet se janë tendenca e ardhshme(sidomos për marketing)

Termi mikro influencer përdoret shumë, por në përgjithësi përfshin llogaritë me më pak se 30.000 ndjekës.Ka shumë mënyra se si të rrisësh ndjekësit.Markat janë më së shumti të interesuar të paguajnë njerëzit besnikë për të promovuar produktet e tyre!

Pra, si të paguhesh për postimet në  Instagram duke qenë një influencer?

Këto janë hapat:

HAPI 1: GJENI PËRMBAJTJEN E DUHUR

Pyeteni  veten se çfarë përmbajtje dëshironi të postoni në Instagram (dhe në fund të fundit, me cilat lloje të markave dëshironi të punoni)

Nëse doni të bëni para duke punuar me markat e modës, filloni të postoni fotografi të veshjeve tuaja të preferuara.

Nëse dëshironi të punoni me markat e industrisë së ushqimeve, përqendrojeni llogarinë tuaj drejt shëndetit apo fitness.Gjeni diçka që keni pasion dhe shpërndajeni atë në llogarinë tuaj!

Më poshtë janë disa ide :

▪Udhëtim ✈

▪Lifestyle 🤸‍♀️

▪Make Up 💄

▪Ushqim 🍽

▪Biznes 💼

▪Vegan 🥦

HAPI 2: RRIT LLOGARINË NË INSTAGRAM

Hapi tjetër për sigurimin e partneriteteve të markës (dhe së fundi për t’u paguar për të postuar) është rritja e llogarisë suaj.Llogaritë më të mëdha me angazhim më të lartë do të jenë në gjendje të marrin pagesë më të lartë për postimet e tyre të Instagram.

Ka shumë mënyra për të rritur një llogari Instagrami në mënyrë të shpejtë dhe organike.

Së pari, sigurohuni që po postoni fotografi me cilësi të lartë! Kur dikush vjen në llogarinë tuaj në Instagram, ata do të marrin një vendim nëse dëshirojnë apo jo  t’ju ndjekin në bazë të përshtypjeve të tyre të para.Përshtypjet e para janë të rëndësishme – prandaj sigurohuni që të keni imazhe me cilësi të lartë.

Angazhohuni, angazhohuni, angazhohuni! Angazhimi është me të vërtetë i rëndësishëm në mediat sociale.Gjeni llogari dhe lini komente kuptimplote në fotot e tyre.

Ju gjithashtu duhet të pëlqeni dhe komentoni fotot.

Lexoni shkrimin për më shumë:

Si të përdorni Instagram Analytics për të rritur ndjeksit tuaj 

HAPI 3:KONTAKTONI BIZNESET

Vendosni në bio-n tuaj “DM për promovime” ose “Për pyetje  promovimi, na kontaktoni”Gjithashtu vendosni dhe  emailin (është më profesional).
Si fillim kontaktoni me biznese të vogla dhe shprehuni që doni të jeni pjesë e markës.Për këtë marka duhet t’ju dërgoje produkte apo t’ju paguaj per postime.Krijoni nje tekst dhe dërgojani shumë markave.Pas kësaj do merrni përgjigjet e tyre dhe mund të arrini në një marrveshje.

HAPI 4:PËRPIQUNI T’JU LINI PËRSHTYPJE MARKAVE

Puna me markat në Instagram është një biznes delikat.Krijoni një post të sponsorizuar duke përdorur nje produkt të një kompanie. Etikoni produktin(TAG) në postin tuaj. Edhe nëse nuk jeni duke u paguar për të postuar fillimisht, këto promovime lejojnë që markat e tjera të shohin se po i sillni shumë vlerë biznesit.

Në vend që të trajtoni  llogarinë e Instagram-it si një lojë, pëpiquni të afroheni me bizneset .Shfaquni si një profesionist i vërtetë dhe bëni maksimumin tuaj.

HAPI 5: SKENARI TIPIK

Biznesi: “Unë do të doja që ju të promovoni rrobat e mia në faqen tuaj IG. Sa janë normat e promovimit tuaj?”

Ju: “Është 30 USD për një post 24 orë”

Biznes: “Jam i interesuar, a pranon PayPal?”

Ju: “Po,  * dërgon adresë e-mail  *

Biznes: * bën pagesën *

Ju: * merr pagesën, poston foto *

Ky është një skenar tipik i bashkëpunimit.

 

Nëse filloni me hapat e mësipërm, do të jeni  në rrugën e duhur për të  fituar të ardhura përmes Instagram-it tuaj!Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të filloni të ndiqni hapat dhe te fitoni para.

Suksese!

   

                   

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU