SHPËRNDAJE

Ndërtimi i një faqeje interneti pa një plan është sikur të bëni një ndërtesë pa skicë. Gjërat do të përfundonin në vendin e gabuar, karakteristikat do të anashkaloheshin, dhe situata midis ndërtuesit të faqes dhe klientit është e predispozuar për keqkuptim.

Planifikimi i faqes suaj përpara kohe ka për t’ju dhënë një drejtim të qartë të asaj çfarë ju do të realizoni. Nëse jeni një web dizajner  që punoni me klientët, atëherë ky udhëzues do t’ju ndihmojë të planifikoni në mënyrë të duhur. Nëse jeni pronar i faqes tuaj, atëherë ky udhëzues do të ndihmojë në gjetjen e bazës për faqen tuaj të ardhshme.

Para se të fillojmë: Nëse nuk keni ende një faqe interneti, atëherë mund të regjistroheni në webhost.al

1. Vendosni qëllimet tuaja

Cili është qëllimi i faqes suaj të internetit? A është për të fituar publicitet për biznesin? Për të shitur inventarin? Për te mbështetur një kauze? Është e rëndësishme të identifikoni qëllimin e faqes suaj, si dhe audiencën e synuar.

Duhet gjithashtu të përcaktoni synimet tuaja. Sa vizitorë prisni në muaj? Sa shitje prisni të bëni? Vendosni qëllime të matshme dhe specifike për faqen tuaj. Një mjet analitik si “Google Analytics” do t’ju lejojë të monitoroni performancën e uebit gjatë gjithë kohës.

2. Krijoni një buxhet

Duhet të vendosni gjithmonë një buxhet për shpenzimet e tua të faqes së internetit. Kjo ndoshta do të përfshijë një shumë për web design, programim, dhe web hosting.  Është më mirë të zgjidhni anëtarët e ekipit bazuar në përvojën, inspektimin, referencat dhe shembujt e punës.

3. Përcaktoni rolet e grupit tuaj 

Sigurohuni që të gjithë në ekipin tuaj të dinë rolin e tyre dhe çfarë pritet të bëjnë në tasket specifike, në mënyrë që të qëndrojnë krah për krah me afatet dhe zhvillimet e reja.

  • Zhvilluesi i uebit
  • Shkruesi i përmbajtjes dhe / ose redaktori
  • HTML / CSS
  • Web dhe grafik dizajner

4. Krijoni një strategji të përmbajtjes

Çfarë lloj përmbajtjeje do të shfaqësh në faqen tuaj të internetit? Përmbajtja është në thelb çdo gjë që u jep informacion vizitorëve tuaj. Mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në:

  • Postimet në blog
  • Dokumentet
  • Videot
  • Fotografitë
  • Ndërthurjen e mediave sociale

Strategjia juaj e përmbajtjes është mënyra se si do t’i mbani të angzhuar klientet tuaj gjatë kohës.

5. Strukturoni faqen tuaj të internetit

Vendosni cilat faqe do të përdorni dhe cilat karakteristika do të jenë në secilën prej tyre. Shumica e faqeve kanë një seksion “Rreth Nesh” dhe “Kontakt”, por faqet që përdorni duhet të plotësojnë nevojat e biznesit tuaj.

6. Krijoni një model paraprak

Një faqe model, është në thelb skicë e faqes suaj të internetit. Zakonisht duke u krijuar në Photoshop ose Fireworks, ju nuk keni nevojë të vendosni shumë detaje në modelimin tuaj. Përdorni 1 tekst rezervë për të plotësuar faqet, dhe mos u shqetësoni për detajet. Kjo është vetëm për t’i dhënë të gjithëve një ide se si do të duket faqja e internetit.

7. Filloni projektimin

Dizajni i mirë i faqes përfshin si përdorshmërinë ashtu edhe estetikën. Një faqe interneti e shëmtuar do të largojë vizitorët, të njëjtën gjë do bëjë edhe një faqe interneti që është e vështirë për tu lundruar. Mbani mend disa koncepte themelore të përdorshmërisë kur të jeni duke e projektuar:

  • Bëni navigacionin e faqes të lehtë për t’u gjetur dhe kuptuar. Kërkimet tregojnë se shumica e përdoruesve presin që navigimi i faqes të jetë vertikal dhe i përqendruar në krye të faqes.
  • Përdorni një shkrim të lehtë për t’u lexuar. Zgjidhni një ngjyrë të dallueshme të sfondit dhe tekstit.
  • Sigurohuni që faqja juaj të përshtatet me të gjitha madhësitë e ekranit.
  • Siguroni që faqja të ngarkohet shpejt.
  • Bëni logon e kompanisë.
  • Mbani stilet dhe ngjyrat e qëndrueshme në të gjithë faqen e internetit.
  • Bëni shënime në lidhje me atë që duhet të përfshini në fletën e stilit kur dizajnoni, pasi doni të mbani stilin dhe funksionin veç. Kjo është e rëndësishme, jo vetëm që të përputhet me standardet e faqeve, por për ta bërë më të lehtë për ta ndryshuar në të ardhmen nëse keni nevojë.

Ju gjithashtu duhet të dizajnoni me të ardhmen në mendje. Për shembull, faqja e internetit mund të ketë vetëm disa postime në blog momentalisht, por nëse ju bëhen 200?

8. Testojeni

Testimi është shume i rëndësishëm për të nxjerrë te metat dhe për të kapur detajet që mund të keni humbur fillimisht. Sigurohuni që faqja juaj të shfaqet në mënyrën që dëshironi në të gjithë shfletuesit, duke përfshirë Chrome, Firefox, Internet Explorer dhe shfletues të tjerë si Safari dhe Opera Mini. Testojeni atë në telefonin tuaj celular, në tabletin tuaj dhe në telefonat e miqve tuaj. Ju dëshironi që faqja juaj të ketë një pamje të qëndrueshme pa marrë parasysh se në cilin ekran shfaqet. Sigurohuni që të gjitha lidhjet të funksionojnë, imazhet dhe çdo gjë tjeter të jenë të rregulluara në mënyrën e duhur.

9. Mirëmbajtja e saj

Sapo të filloni faqen, puna juaj nuk ka mbaruar. Një faqe interneti është një entitet i vazhdueshëm që përfaqëson kompaninë tuaj, kështu që mirëmbajtja është shumë e rëndësishme. Monitoroni softuerin tuaj të “analytics” për të parë se si po kryen faqja e juaj e internetit me publikun. Vëzhgoni se si ecen numri juaj i vizitorëve, norma e largimit nga faqja, dhe cilat seksione janë më të vizituarat.

 

Planifikimi i një faqe interneti para kohe është po aq e rëndësishme sa planifikimi i ndonjë gjëje tjetër në biznes, por ky hap shpesh anashkalohet. Marrja e kohës për të planifikuar faqen tuaj të internetit është një investim i madh dhe do të keni mundësi më të mira për të patur një produkt përfundimtar që ju shërben mirë për aq kohë sa keni nevojë për të.

 

PËRGJIGJU