SHPËRNDAJE

Është pothuajse e pamundur të bësh biznes këto ditë pa një adresë e-maili. Ndërkohë që mund t’ju duket zgjidhja më e thjeshte për të përdorur opsionet e shumta falas të email-it në dispozicion, kur po drejtoni një biznes, është e rëndësishme që të keni një adresë profesionale të postës elektronike  dhe do të jetë e vleshme për këto arsye:

Ruajtja e një imazhi profesional

Në biznes, mbajtja e një imazhi profesional është e rëndësishme për të mbajtur besimin e klientëve tuaj dhe duke u shfaqur i besueshëm në internet . Kur klientët ekzistues ose potencial  ju kontaktojnë, ose nëse i drejtoheni atyre ose bizneseve të tjera, duke përdorur një adresë si [email protected] definitivisht duket më profesional se [email protected].

Drejtimi i emailit tuaj nëpërmjet emrit të domain-it të biznesit tregon se biznesi juaj është i mirë-krijuar dhe ka të ngjarë t’i bëjë klientët të ndjehen të kënaqur që kanë të bëjnë me ju.

Lidhje me faqen tuaj të internetit

Një adresë profesionale e-maili me emrin e domain-it e bën të lehtë për klientët që të kërkojnë kompaninë dhe faqen tuaj të internetit për më shumë informacion. Kjo gjithashtu i siguron ato se ju jeni një biznes i ligjshëm dhe krijon besim. Është një pasuri e madhe e marketingut gjithashtu – çdo email që dërgoni, ose çdo herë që lini detajet e kontaktit me dikë, ju gjithashtu po u jepni atyre një lidhje me faqen tuaj te internetit.

Zvogëloni rrezikun për t’u shënuar si spam

Pikërisht sepse cdokush mund të regjistrohet shpejt dhe me lehtësi në një adresë falas të postës elektronike, ato përdoren shpesh nga spammers dhe si rezultat shikohen me dyshim – kjo është arsyeja pse një adresë e-mail profesionale e lidhur me domenin tënd është një shenjë e besueshmërisë . Me email nga ofruesit si Hotmail, për shembull, disa filtra të spam dhe malware automatikisht do të rindosë mesazhet Junk Mail, me një adresë e-mail profesionale zvogëlon rrezikun që email-et tuaja të biznesit të dërgohen direkt në “junk mail”.

 

Organizoni email-et tuaja sipas qëllimeve

Ju mund të organizoni postën tuaj duke caktuar adresa të posaçme në departamente ose  për shembull, [email protected], [email protected] – jo vetëm që ju ndihmon nga perspektiva e menaxhimit të ngarkesës tuaj të punës, por shton dhe besueshmërinë e biznesit tuaj.

Bashkëpunoni me ekipin tuaj

Email-et profesionale zakonisht vijnë me karakteristika të tjera si kalendarët e përbashkët që bëjnë bashkëpunimin me kolegët tuaj shumë më të lehtë. Ju mund të dërgoni dhe menaxhoni kërkesat e takimit, shikoni kalendarët e kolegëve të punës dhe kontrolloni disponueshmërinë e tyre, dhe madje mbani takime virtuale dhe punoni në dokumente të përbashkëta në të njëjtën kohë duke përdorur këto mjete.

Ndërsa në sipërfaqe mund të duket se po kurseni para duke përdorur një adresë falas të postës elektronike për biznesin tuaj, shpesh do të gjeni se ju kushton shumë në mënyra të tjera, si besimi i konsumatorit, besueshmëria e biznesit tuaj dhe madje edhe në produktivitet. Zgjidhjet profesionale të postës elektronike në Webhost.al përmes platformës Zimbra janë në dispozicion duke filluar nga 10€ në muaj.

PËRGJIGJU