‘Siguria’ është një faktor tjetër tërësisht jetësor, por shpesh i neglizhuar! Mbase mënyra më e mirë për ta kuptuar rëndësinë e këtij faktori është kur faqja juaj ‘hakohet’ apo të dhënat tuaja korruptohen ose humbasin plotësisht!
Frustracioni dhe stresi nuk mjaftojnë për të shprehur ndjenjën e humbjes dhe realitetin e momentit.
Siguria mund të kuptohet dhe interpretohet në disa dimensione, të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse të një shërbimi të mirë hostimit.
- Ofrimi i një sistemi mbrojtjeje të vazhdueshme ndaj ‘hakimit’ apo sulmeve online;
- Sistemi i mbrojtjes nga mesazhet ‘spam’ është një aspekt tjetër;
- Sitemi i njoftimit në raste problemesh me faqen tuaj;
- Përditësimi i rregullt i softuerit; dhe
- Mirëmbajtja e rregullt e shërbimit, etj.
Këto dhe shumë aspekte të tjera janë të gjitha pjesë e një shërbimi cilësor hostimit.
Disa konkluzione
Eksperienca, zhvillimet teknologjike dhe rreziqet e shumta online kanë treguar që është praktikisht e pamundur që gjetja e një hosti cilësor (jo domosdoshmërish të lirë) janë thelbësore për të siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e sipërmarrjes tuaj online.
Ndaj, zgjedhja e një shërbimi të mirë hostimit nuk mund të bëhet thjesht nisur nga ‘çmimi’ apo një faktori të vetëm, duket bërë duke i konsideruar këta faktorë së bashku për të gjetur zgjidhjen optimale për investimin dhe energjinë që ju shpenzoni për faqen tuaj online.
Nga ana e tyre, shërbimet e hostimit (si ky), e kanë gjithnjë për detyrë që t’ju informojnë dhe ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për nevojat tuaja. Ndaj, informimi i vazhdueshëm i klientëve mbetet një detyrim moral dhe praktik për një shërbimi sa më të mirë hostimi!