SHPËRNDAJE

Kur vjen koha për të ndërtuar faqen tuaj ju keni shumë opsione për të zgjedhur. Një nga këto zgjedhje është vendosja midis një ndërtuesi të faqes (site builder) dhe punësimit të një dizenjuesi uebi për ta ndërtuar faqen për ju.

Qëllimi është të dini kur duhet të ndërtoni vetë faqen dhe kur duhet të punësoni dikë. Rruga që vendosni për të ndjekur do të varet nga buxheti juaj i përgjithshëm, se çfarë lloj faqeje po përpiqeni të ndërtoni dhe sa shpejt dëshironi ta keni faqen tuaj në internet.

Më poshtë do të shohim dallimet mes të dyjave dhe kur duhet të konsideroni përdorimin e njërës apo tjetrës.

Përfitimet e një ndërtuesi faqeje(website builder)
Ndërtuesit e faqeve si site builders mund të ndihmojnë fillestarët të krijojnë faqet e tyre të këndshme në një kohë rekord. Për njerëzit që duan të fillojnë direkt me një faqe të vogël, ato mund të jenë një zgjedhje e mirë. Më poshtë shohim disa dobi të përdorimit të një ndërtuesi faqeje për projektin tuaj të ardhshëm.

‘Site Builder’ e bën jashtëzakonisht të lehtë për të ndërtuar faqen tuaj. Ajo çfarë duhet të bëni është të zgjidhni temën tuaj, e riorganizoni atë sipas dëshirës dhe shtoni përmbajtjen.

Shumica e ndërtuesve të faqeve kanë një ndërfaqe drag and drop. Kjo ju lejon të korrigjoni elementet vizualë të faqes tuaj pa ndonjë aftësi programimi. Vetëm zgjidhni veçoritë që dëshironi të shtoni, tërhiqni ato në vendin tuaj të dëshiruar dhe jeni gati. Ndërtimi i një faqe interneti nuk mund të bëhej më lehtë.

Edhe pse përdorimi i një ndërtuesi të faqes duket si zgjidhje e përkryer, nuk është gjithmonë rruga më e mirë. Më poshtë shohim disa arsye për të marrë në konsideratë punësimin e një projektuesi në vend që të ndërtoni faqen tuaj.

 

Kur duhet të punësosh një Dizajner Web
Marrja e një web designeri për të ndërtuar faqen tuaj nuk është për të gjithë. Nëse nuk keni një buxhet të madh të lënë mënjanë për faqen tuaj, atëherë ndoshta do të dëshironi të kaloni kohë duke e ndërtuar atë vetë.

Duke u thënë kjo, punësimi i një ueb dizajneri mund të jetë një zgjedhje e mirë për një shumëllojshmëri të rrethanave.

Për shembull, një dizajner uebi do të kalojë kohë për të kuptuar biznesin tuaj dhe do të ndërtojë një faqe interneti që përshtatet në mënyrë të përkryer sipas nevojave tuaja. Do të jetë më e kushtueshme , por nëse doni një faqe interneti të veçantë me një varg karakteristikash të personalizuara, atëherë kjo është mënyra e duhur.

Nëse planifikoni të përdorni faqen tuaj për të ndërtuar një platformë të madhe, atëherë ndoshta do të keni nevojë për një platformë të personalizuar për të bërë pikërisht këtë. Ju do ta kishit të vështirë ndërtimin e një faqeje masive vetëm duke përdorur ‘website builder’.

Cilën duhet të zgjedh ?
Nëse ajo që kërkoni është një faqe interneti e thjeshtë dhe ju doni të keni një faqe në internet në pak orë, atëherë duke përdorur një ndërtues faqeje është një zgjedhje e përkryer.

Por, nëse keni buxhet dhe po kërkoni një vend që e ndihmon biznesin tuaj të dalë nga deti i konkurrencës, atëherë marrja e një ueb dizajneri mund të jetë një rrugë e mrekullueshme.

Nëse nuk jeni i sigurt , mund të jetë e dobishme që të provoni një ndërtues faqeje së pari për të parë nëse faqja juaj do të funksionojë për qëllimet tuaja. Gjithashtu, edhe kjo përvojë bazike mund t’ju ndihmojë të keni një ide më të mirë të asaj që dëshironi të ndërtoni dhe mund t’ju ndihmojë në marrjen e një ueb dizajneri.

Në përgjithësi, nuk ka zgjedhje të gabuar, por ky vendim duhet të bazohet në nevojat tuaja ekzistuese. Keni një buxhet të vogël dhe kërkoni vetëm një faqe të thjeshtë? Shkoni me një ndërtues faqeje. Por, nëse doni një faqe krejtësisht të personalizuar atëherë merrni një ueb dizajner.

PËRGJIGJU