SHPËRNDAJE

Ju sapo keni marrë një domein dhe paketat e hostimit dhe jeni në pjesën e ndërtimit të një faqeje interneti që shumica prej nesh janë të entuziasmuar për vendosjen e faqes kryesore , dizenjimin e punimeve, formën e blogut si dhe ngritjen e dyqanit tuaj online.

Është koha për të furnizuar shtëpinë tuaj në internet dhe domeinin tuaj me gjërat që dëshironi të shikojnë vizitorët.

Por si e krijoni në të vërtetë një faqe interneti? Ka 3 mënyra për ta bërë këtë:

1. Përdor WordPress
Me këtë opsion, ju instaloni mjetin më të popullarizuar të menaxhimit të përmbajtjes në botë për të bashkuar faqen tuaj me mjete të gatshme, tema të ndryshme që e bën të lehtë përditësimin ose ndryshimin e sitit tuaj.A duhet të ndërtoni faqen tuaj në këtë mënyrë? Po, nëse jeni të kënaqur duke përdorur këto mjete për të ndërtuar dhe mbajtur faqen tuaj:

  •  Temat/Templates: janë paketat e skedarëve që mund të blini ose të merrni falas që i japin faqes suaj një vështrim të veçantë. Ju mund të gjeni mijëra tema falas ose me pagesë.
  • Shtojcat/Plugins: janë shtesat që mund të shtoni lehtësisht, por vetëm nëse keni nevojë për to. Ka shtojca për çdo gjë, nga format e kontaktit në optimizimin e motorëve të kërkimit në sigurinë e faqes etj.
  • Mjetet: Këto mund t’i përdorni për të krijuar faqe të reja për faqen tuaj, si një faqe interneti, portofolio, rreth jush, kontaktin dhe një dyqani në internet.
  • Postimet: Përdorni këto për të shkruar, për të ndryshuar dhe shtuar imazhe në postimet e blogjeve dhe për t’i publikuar ato në faqen tuaj.
  • Përditësimet/Updates: Meqenëse zhvilluesit e temave dhe pluginave po bëjnë gjithnjë përmirësime, duke ndrequr gabimet dhe duke rritur sigurinë, ndonjëherë do t’ju duhet të përditësoni temën, shtojcat dhe versionin e WordPress.
    Gati për të filluar me WordPress? Ju mund ta bëni tani.

2. Përdorni një Ndërtues Webi

Site Builder, si ndërtuesi i faqes që Webhost.al e përfshin falas në planet e hostimit, ka fituar popullaritet gjatë viteve të fundit, sepse është i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur, nuk kërkon përditësime manuale dhe integrohet në mënyrë të përsosur me shërbimin tuaj hostimit dhe emrin e domain-it.

  • Avantazhi i ‘Site Builder-it’ është që nuk kërkon kod, ska shpenzime për punësimin e një dizajneri  dhe kordinohet mjaft lehtë me ‘drag-and-drop’ për ta rregulluar faqen tuaj në mënyrën më të përsosur.
  • Përmban vegla të integruara për ndarjen e përmbajtjes së faqes suaj në mediat sociale.
  • SEO për të gjetur faqen tuaj të gjetur në kërkimet në internet.
  • Integrimi i shpejtë i PayPal si dhe formave të tjera të pagesave për dyqanin tuaj dhe shitjet.

Gati për të filluar? Përdorni ndërtuesin e faqes së internetit në Webhost tani.

3. Ndërtoni faqen tuaj të internetit nga zeroja
Me këtë opsion, ju filloni te kodoni. Ndoshta kjo është mënyra më e gjatë dhe e ndërlikuar për të ndërtuar faqen tuaj, por nëse keni njohuri në gjuhet e programimit në web ju mund ta ndërtoni faqen në mënyrë të personalizuar.

 

Cilado rrugë që zgjidhni, Webhost.al është këtu për t’ju ndihmuar me shërbimin e mbështetje së teknikës 24/7.

PËRGJIGJU