SHPËRNDAJE

Ne gëzohemi kur shohim faqe interneti të mëdha të krijuara nga klientët tanë në Webhost. Nëse sapo keni regjistruar domain-in tuaj, ne kemi disa këshilla të dobishme për në momentin që filloni të ndërtoni faqen tuaj të internetit.

Koha ideale e ngarkimit të faqes është …

Jane 3 limite që duhet t’i konsiderioni në kohën e ngarkimit të faqes tuaj:

  • Përgjigje e menjëhershme: Duhen 0.1 sekonda për një përdorues të ndjehet se sistemi po reagon ndaj diçkaje që ai ose ajo po klikon.
  • Përgjigje e vonuar: Në 1 sekondë, përdoruesit mund të ndiejnë një vonesë, por ende ndjehen nën kontrollin e kompjuterit.
  • Përgjigje e humbur: Brenda 10 sekondave, përdoruesit nuk ndjehen më në kontrollin e kompjuterit, më shumë se 10 sekonda do t’i bëjë ata të kërcejnë nga vendi.

Për të testuar kohën e ngarkimit të faqes tuaj, do të gjeni një numër aplikacionesh të bazuara në ueb që testojnë URL-të e faqes tuaj falas.

Dizajni responsiv nuk është opsional 

Faqja juaj duhet të ketë një dizajn responsiv që përshtatet me çdo madhësi të ekranit dhe kjo nuk është një opsion por një domosdoshmëri. Webhost ofron qindra tema përmes ‘site builder’ që janë optimizuar për telefon, tabletë dhe pamje desktopi.

Testimi i përvojes së përdoruesit (UX)

Kur një vizitor i ri vjen në faqen tuaj të internetit , duhet ta ketë të lehtë të lëvizur dhe të gjejë sa më shpejt atë që po kërkon. Mundohuni të ndiqni “rregullin e tre klikimeve” – ​​një vizitor duhet të jetë në gjendje të gjejë gjithçka që ai/ajo kërkon në jo më shumë se tre klikime.

Mbajtja e lundrimit të faqes tuaj të internetit, e thjeshtë, ndikon edhe në “search engine optimization (SEO)”. Krijon një dizajn më të mirë UX (user experience). Nëse përdoruesit kanë probleme të lundrojnë në faqen tuaj mund të ndikojë negativisht në rezultatet e kërkimit.

Krijo një hierarki vizuale

Cili është veprimi më i rëndësishëm që doni që vizitorët tuaj të bëjnë? A dëshironi që ata të plotësojnë një formular, të shkarkojnë një udhëzues, të bëjnë një blerje apo të lidhen me ju? Përgjigja për këto pyetje përcakton se çfarë ndodh në hapësirën e dukshme që vizitorët shohin ne momentin e parë që hynë në faqen tënde.

Këto janë elementet që duhet të kini parasysh:

  • Logo juaj
  • Një menu navigimi me katër deri në pesë skeda
  • Disa bëjnë thirrje për veprim
  • Regjistrimi për lajme ose email
  • Shperndarja e butonave për rrjetet sociale
  • Informacioni i kontaktit

Përdor formatet e shumëfishta të përmbajtjes

Megjithëse platformat e kërkimit si google/yahoo/bing e gjejnë faqen tuaj duke kërkuar përmbajtjen që ju jepni dhe kërkojne për fjalë dhe fraza që e përshkruajnë atë, përmbajtja mund të paraqitet dhe të indeksohet në faqen tuaj në një numër formatesh të ndryshme.

Një faqe me multimedia është më tërheqëse për vizitorët dhe një sinjal pozitiv për motorët e kërkimit. Përveç artikujve, postimeve, përdorni një përzierje të: imazheve, vidiove , ilustrimeve grafike, gif-eve.guidave etj.

Shmangni dizajnet jo terheqëse të faqes

  • Ngjyrat

Përpiquni të konsideroni çdo ngjyrë si një mjet dhe si mund të shfaqet në të gjitha pajisjet e ndryshme. Logo-ja e kompanisë është shpesh vendi që njerezit identifikojnë më shpesh. Sidoqoftë, përafrimi me ngjyrat e logos tuaj ka kuptim për etiketimin, por nuk mund të ketë kuptim të përgjithshëm në qoftë se janë të zymta.

  • Hapësirat e bardha

Trendi i sotëm është t’i japësh përmbajtjes tuaj hapësirë ​​për të marrë frymë. Shumë elementë në një faqe të vetme, veçanërisht mbi atë kryesoren, mund të shpërqëndrojnë shikuesit.

  • Lloji i shkrimit 

Zgjidhni lloje shkrimesh që janë të lehtë për t’u lexuar, dhe përdorini ato në harmoni me logot, imazhet dhe grafikat. Përdorni fontet që komplimentohen mirë njëri-tjetrin dhe krijoni një fletë stili për tekstet H1, H2, H3, H4 llojet e tjera.

 

PËRGJIGJU