SHPËRNDAJE

Një nga arsyet për ndërtimin e një faqeje interneti për pushime është të ndani fotot, videot dhe kujtimet. Kur nuk është e mundur që familja juaj të mblidhet në një vend fizik për të shijuar pushimet së bashku, në sajë të shumë pajisjeve dixhitale,ju mund t’i ndani kujtimet online. Çfarëdo që nxiti interesin tuaj për të ndërtuar një faqe interneti , filloni tani. Këtu janë elementët bazë të domosdoshëm për llojet e veçanta  të faqeve për sezonin e festave.

Zgjidhni vendin ku faqja juaj do te hostohet 

Zgjedhja e një hosti të mire është pjesë e rëndësishme e këtij proçesi. Më pas ju keni mundësi të upload-oni vetë kodin tuaj me anë të cPanel, ose mund të përdorni platformën më të njohur për krijimin e faqeve ‘WordPress’ ose mund ta krijoni faqen me anë të SiteBuilder kur çdo veprim është ‘drag and drop’.

Ndërtimi i një Faqeje regjistrimi

Pasi të keni krijuar një faqe interneti, shtoni një faqe regjistrimi ku secili vizitor mund të shtojë informacionin e tij të kontaktit. Kjo do t’ju lejojë të publikoni të rejat tuaja pas pushimeve pa pasur nevojë të gërmoni adresën e emailit të çdo individi.

Shtoni një menu

Ndoshta do të donit një menu të thjeshtë (me vetëm disa skeda, të tilla si Foto, Blog dhe Kontakt) për të ndihmuar përdoruesit të lundrojnë në faqe. Nëse dëshironi që familja dhe miqtë të ngarkojnë fotot dhe videot e tyre, shtoni një opsion për ta gjithashtu. Ose mund të kërkoni që miqtë tuaj të dërgojnë komente ose mesazhe në mënyrë që t’i shtoni vetë postimet e reja.

Shto një Galeri Fotografish

Kjo ndoshta do të jetë faqja më e rëndësishme (ose ndoshta e vetmja) në uebsajtin e festave të familjes suaj. Shtoni lehtësisht një faqe të re në WordPress duke zgjedhur Pages dhe pastaj Add New në kolonën e majtë. Jepni asaj faqeje një titull, dhe pastaj klikoni në butonin Add Media për të zgjedhur fotot ose të ngarkoni skedarë të rinj.

Shtoni një Blog

Kaloni sipas hapave të mësipërm për të shtuar një faqe të re blogu. Ju mund ta bëni vetë postimet ose të caktoni një person që të jetë përgjegjës për ndarjen e lajmeve të pushimeve.

Nëse investoni disa minuta për të mësuar se si të krijoni një faqe të thjeshtë, mund te ndani me te tjeret pushimet tuaja. Shqyrtoni dhjetëra temat e gatshme në dispozicion dhe përshtatni faqen tuaj nëse keni aftësi kodimi ose përvojë në menaxhimin e një faqe biznesi.

Këto janë disa nga veçoritë themelore që janë të rëndësishme kur doni të ndërtoni një faqe interneti gjatë pushimeve. Natyrisht, gjithashtu do t’ju duhet të krijoni një emër domaini fantastik përpara se të filloni.

PËRGJIGJU