SHPËRNDAJE

Sot të gjithë profesionistët e lirë dhe bizneset duhet të kenë një faqe interneti ose së paku, një prezencë të kuruar online.

Duhet të kuptoni që sot shumica e kontaktit të parë bëhet nëpërmjet internetit, pra njerëzit kërkojnë më parë në internet dicka për te cilën kanë nevojë dhe biznesi juaj duhet të gjëndet aty.

E njëjta gjë për profesionistët e lirë, personaliteti juaj më parë është ai që publikoni online pasi fizikisht është e pamundur të takoni mijra persona cdo javë ku secilit ti shpjegoni sa profesional jeni.

Tipet e faqes

Përpara se të nisni me ndërtimin e faqes duhet të mendoni për qellimin që do të ketë faqja juaj. Nëse dëshironi thjesht të prezantoheni në publik, të tregoni shërbimet ose produktet qe ofroni, të jepni kontaktet ose të tregoni vendodhjen tuaj atëhere ju duhet një faqe e thjeshtë.

Nëse dëshironi të ndërtoni një prezencë ku klientët tuaj të angazhohen me blerje online, të marin pjesë në forume, të ndjekin News-et që ju publikoni atëhere ju duhet një faqe dinamike.

Për bizneset ose profesionistët që nuk kanë ende një faqe keshillojmë të niset me një Faqe të thjeshtë pasi shpesh herë neglizhohet fakti që nje faqe dinamike kërkon një angazhim të madh nga ana juaj dhe kërkon staf teknik për ta mbajtur “gjalle”.

Faqe e thjeshtë prezantuese

Në këtë shkrim do të mbulojmë ndërtimin e një faqeje të thjeshtë prezantuese për një profesionist të lirë ose biznes.

Për te krijuar një faqe të thjeshtë ju keshillojmë të përdorni Site Builder i cili ështe nje Software në panelin e Hostimit që ju mundëson ta krijoni faqen në pak minuta dhe ta modifikoni përmbajtjen direkte online.

Ndertim i Faqes me Site Builder me design falas

  1. Si fillim duhet të porosisni domainin dhe paketen e hosting WebHost.al me paketat e Hostimit ju mundeson Site Builder dhe 150 designe falas qe mund te zgjidhni per faqen tuaj.
  2. Pasi të keni porositur hosting dhe domain ju duhet të identifikoheni në panelin e hosting ( cPanel ) me të dhënat që keni marë në email.
  3. Klikoni në Panelin e Hosting ( cPanel ) ikonën Site Builder
  4. Zgjidhni Designin ( pamjen e faqes tuaj ) sipas kategorise se biznesit qe deshironi te publikoni dhe klikoni butonin [ Select ]
  5. Pasi të keni zgjedhur pamjen e Faqes tuaj jeni gati të plotësoni dhe të modifikoni përmbajtjen e faqes. Cdo modifikim bëhet duke klikuar 2 here në element, ose nëse deshironi të shtoni elemente të tjerë mjafton ti tërhiqni me mouse nga seksioni “Elementet e faqes” për në “Përmbajtje”.
  6. Për ta publikuar online mjafton të klikoni butonin [ Publish ] dhe faqja juaj është online dhe publike.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni Video Tutorialin mbi përdorimin e Site Builder më poshtë:

PËRGJIGJU