SHPËRNDAJE

Shpeshherë iniciativa për të nisur biznesin tuaj online , ndërprehet nga mungesa e ideve për të ndërtuar faqen tuaj. Nuk dini nga tja nisni dhe gjendeni midis dilemash se në çfarë mënyre duhet të ndërtoni website-in tuaj?

Ju zgjodhët domain-in tuaj dhe gjithashtu zgjodhët një paketë hosting në WebHost  dhe jeni fiks në kohë për të krijuar idenë tuaj. Më poshtë ju ofrojmë 3 nga opsionet më të popolluara si ta krijoni faqen tuaj.

1.Filloni krijoni faqen tuaj të internetit me Scratch

Me këtë opsion, ju filloni me domain-in tuaj , një mori idesh dhe filloni t’i kodoni ato në realitet.

Eshtë pak a shumë si të dizenjoni hapsirën bosh në shtëpinë tuaj . Ju duhet patjtër projektues i brendshëm, një dekorues dhe një numër  nënkontraktorësh për të mbushur këtë hapsirë – ose mund të zgjidhni duke bërë të gjitha vetë.

Por si duhet ta kuptoni që kjo është mënyra e duhur për të ndërtuar faqen tuaj? Përgjigjuni këtyre dy pyetjeve:

A keni aftësi të mëdha teknike dhe koduese?
A keni një buxhet të madh për punësimin e një dizajner web?
Nëse jeni përgjigjur po, shkoni për Scratch!

Nëse i përgjigjeni jo, vazhdoni të lexoni për mundësi më të mira.

 

build your website from scratch

2. Përdor WordPress

Me këtë opsion, ju instaloni mjetin më të popullarizuar të menaxhimit të përmbajtjes në botë duke  bashkuar faqen tuaj me mjete të gatshme, tema dhe një dashboard, që e bëjnë të lehtë përditësimin ose ndryshimin e faqes suaj.

Përdorimi i WordPress është sikur të bëni një hap të madh  për të marrë gjithçka që ju nevojitet për të krijuar vendin tuaj të ri. Ju vetëm duhet të bëni një ndalesë. Sepse sistemi i Worpress është modular dhe i lehtë për t’u ndërtuar, ju mund të ndryshoni ose të shtoni diçka kur keni nevojë për të.

A duhet të ndërtoni faqen tuaj në këtë mënyrë? Po, nëse jeni të kënaqur duke përdorur këto mjete për të ndërtuar dhe mbajtur faqen tuaj:

  • Temat (Theme) : Në terma teknike, temat e WordPress janë “dosje që punojnë së bashku për të prodhuar një ndërfaqe grafike me një dizajn unifikues themelor për një weblog”.  Temat janë paketa që mund të blini ose të merrni falas , që i japin faqes suaj një pamje të veçantë të përcaktuar.
  • Modelet (Templates) : Modelet janë “blloqet ndërtuese të temave të WordPress-it.” Tema juaj do të ketë modele të gatshme  për head-in, shiritat e faqeve (sidebars), postimet e blogeve, linket etj. Ju mund të përdorni templates ashtu siç është ose mund t’i rregulloni ato për të parë saktësisht mënyrën që dëshironi.
  • Shtojcat(Plugins): Plugins janë shtesat që mund të shtoni lehtësisht, por vetëm nëse keni nevojë për to. Ka shtojca për çdo gjë, nga format e kontaktit në optimizimin e motorëve të kërkimit (SEO) deri në sigurinë e faqes.
  • Mjete faqes (Page tools): Këto mund t’i përdorni për të krijuar faqe të reja për faqen tuaj, si një Kryefaqe(hompage), portofolio, rreth jush, kontakt etj që ju dëshironi.
  • Mjetet e postës(Post tools): Përdorni këto për të shkruar, për të ndryshuar dhe shtuar imazhe në postimet e blogeve dhe për t’i publikuar ato në faqen e blog-ut të faqes suaj.
  • Përditësimet (Updates): Meqenëse zhvilluesit e temave dhe plugin-ave po bëjnë gjithnjë përmirësime, duke ndrequr gabimet dhe duke rritur sigurinë, ndonjëherë do t’ju duhet të përditësoni temën, shtojcat dhe versionin e WordPress. Kjo është një detyrë “click-and-go” që merr vetëm disa sekonda, por është e rëndësishme që faqja juaj të funksionojë normalisht dhe në mënyrë të sigurt.

use wordpress to build a website

3.Përdor Web Builder

Web Site Builder janë mjete që në mënyrë tipike lejojnë ndërtimin e faqeve pa reduktim të kodit manual.

Në varësi të planit të host-imit që ju zgjidhni, mjetet e Web Builder të faqes tuaj mund të përfshijnë gjithashtu menaxhimin e inventarit për dyqanin tuaj, aftësinë për të përfshirë videot me definicion të lartë high definition në faqet tuaja dhe mjete për të krijoni kodet kupon (coupon codes).

  • Templates i japin faqes suaj një dizajn pa pasur nevojë të shpenzoni për një dizanjer web
  • Kërkohet një mënyrë” no-code-required” dhe ” drag-and-drop” që të rregulloni dhe modifikoni template-in tuaj.
  • Mjete të integruara për shpërndarjen e faqes suaj në mediat sociale
  • Mjete të posaçme per të rritur SEO , pra për të gjetur sa më lehtë faqen tuaj të  gjatë kërkimeve në internet
  • Integrimi i shpejtë i PayPal

use a website builder to create website

 

Me cilën mënyrë që zgjidhni  t’ja nisni , është e rëndësishme të mos dorëzoheni asnjëherë për të bërë realitet idenë tuaj. Gjërat janë thjeshtësuar shumë , ajo që ju diferencon është si realizoni idenë tuaj !

PËRGJIGJU