SHPËRNDAJE

Të bësh të mundur shpërndarjen e një postimi apo një foto të  faqes tënde  nëpër mediat sociale është një hap shumë i rëndësishëm.Duke përfshirë butonat e shpërndarjes së medias sociale(Share on Facebook/Instagram/LinkedIn/Tweeter etj) për blogun tënd do të ndihmonte në audiencën dhe prezencën tuaj online.

Më poshtë ju do tju paraqesim  pesë mënyra të ndryshme që ju mund të inkorporoni shpërndarjen e mediave sociale në faqen tuaj ekzistuese WordPress.

1. Shtimi i butonave “Share” në një postim

Një nga vendet më të zakonshme për të shtuar butonat “Share” të mediave  sociale në faqen tënde është në anën e majtë të postimit tuaj. Këto butona janë shumë të lehtë për tu aksesuar dhe zakonisht shkojnë së bashku me lëvizjen e vizitorit gjatë kohës kur lexon postimin, kjo mund ta inkurajojë cdo përdorues që ta shpërndajë sa më lehtë.

Një nga shtojcat më të mira për realizimin e kësaj quhet “Sumo”. Ky shtojcë është e pajisur me shumë funksione që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni trafikun e faqes suaj dhe të rrisni shikueshmërin tuaj. Nëse po kërkoni të merrni më shumë trafik në faqen tuaj dhe të përmirësoni shpërndarjen sociale, ky është një plugin(shtojcë) që duhet patjetërnga ana juaj.

sumo plugin for wordpress

Ju mund ti rregulloni  butonat përkatës sipas preferencës suaj. Plus, butonat automatikisht përshtaten me madhësi të ndryshme të ekranit.

2. Shtimi i butonave të shpërndarjes në krye dhe në fund të një postimit

Nëse butonat sidebar nuk janë për ju, ose dëshironi të shtoni butona të faqeve sociale në vende të tjera në të gjithë faqen tuaj, atëherë do të dëshironi të përdorni një plugin (shtojcë) të quajtur “Social Warfare”.

social warfare wordpress plugin

 

Ky shtojcë e bën të lehtë të shtosh butona për shpërndarjen e medias sociale në një sërë vendesh në të gjithë faqen tuaj, duke përfshirë pjesën e sipërme dhe të poshtme të secilës prej postimeve të tua.Butonat duken tërheqës. Ekziston gjithashtu një numër i integruar që do të shfaqë numrin e shpërndarjeve të përgjithshme në çdo postim përkatës.

3. Shtimi i ikonave të mediave sociale në menunë tuaj

Nëse keni hapësirë shtesë në menunë e faqes suaj, atëherë ndoshta dëshironi ta shfrytëzoni duke shtuar ikonat e zgjedhura të mediave sociale.

Për të arritur këtë mund të instaloni Menu Social Icons plugin.  Kjo shtojcë do t’ju japë mundësinë për të përfshirë butonat e medias sociale si lidhje brenda menutë tuaj të lundrimit.

menu social icons for wordpress

Pas instalimit të pluginit do të mund të zgjedhësh nga lista e ikonave të medias sociale. Ky plugin trajton secilën nga logot si një font, gjë që e bën të lehtë për të shtuar logot në menunë tuaj të navigimit pa ndonjë coding të caktuar.

4. Imlplementimi i Galerisë nga Instagrami 

Nëse keni një ndjekje të mirë Instagram ose një feed mjaft atraktiv, atëherë ju mund të dëshironi të shfaqni këtë në faqen tuaj te internetit. Ka një shumëllojshmëri të plugins që mund të përdorni për të arritur këtë gjë, por një nga më të njohurat është “Instagram Feed” nga “Smash Balloon”.

 

instagram feed for wordpress website

Ky shtojcë do t’ju lejojë të bëni gjëra të tilla si përfshirja e feed-it tuaj nga shume llogaritë e të Instagram-it, shfaqja e imazheve në një format të përgjegjshëm etj.

5. Të bësh imazhet e faqes tënde të shpërndahen lehtësisht

Nëse faqja juaj është e ngarkuar, atëherë ndoshta dëshironi të inkurajoni përdoruesit të ndajnë imazhet tuaja në faqe si Pinterest, Instagram. Ju mund ta bëni këtë përmes disa plugins të ndryshëm. Së pari, mund të përdorësh shtojcën Sumo që përdorëm për butonat e shpërndarjes  në pikën e parë, ose mund të përdorësh një plugin tjetër, si WWM Social Share On Image Hover.

 

image hover for social sharing on wordpress

Kur një përdorues vendos kursorin mbi imazhet e faqes tuaj, ikonat e mediave sociale do të shfaqen. Rrjetet e mediave sociale mund të personalizohen, si dhe përafrimi i ikonave.

Shpresojmë qe shtojcat e mësipërme do të ndihmojnë shumë për të lehtësuar  lexuesit tuaj që të ndajnë përmbajtjen tuaj në mediat e tyre sociale. Nuk është e thënë të përdorni çdo plugin të mediave sociale të theksuar më lart, por mundohuni të gjeni më të përshtatshmen duke marrë parasysh edhe sjelljen e vizitorëve tuaj ne faqen tuaj.

PËRGJIGJU