SHPËRNDAJE

Worpress-i është platforma më e fuqishme e bloggereve në botë, me 58% të numrit të përdoruesve. Pothuajse 100,000 faqe interneti krijohen çdo ditë. Në këtë tutorial do t’ju japim udhëzime të hollësishme se si të përdorni WordPress-in për të krijuar dhe menaxhuar faqen tuaj.

Në menunë kryesore keni të ndara Postimet, ku mund të krijoni nje postim te ri, ti organizoni ato në bazë të kategorive dhe ti identifikoni me etika në mënyrë që postimet tuaja të jenë më të lehta për tu gjetur nga vizitorët. Më poshtë në seksionin e medias ju jepet mundësia të shtoni imazhe ,video, dokumente dhe audio. Në pjesën e linkeve  organizoni faqet tuaja sipas deshirës duke i lidhur me linqet përkatese. Tek ‘Pages‘, tregohen faqet kryesore , ku mund ti modikoni sipas dëshires. Ju keni opsionin t’i administroni komentet gjithashtu. Më poshtë vjen pjesa e aparences, ku ju modifikoni pamjen e faqes tuaj, e plotesoni atë me funksionalitete, mund të rregulloni menune dhe skrukturen e saj ose të shtoni një kod tuajin në mënyre manuale për përdoruesit e avancuar. Një plugin është një pjesë e softuerit që përmban një grup funksionesh që mund të shtohen në një faqe interneti. Ju mund të zgjeroni funksionalitetin ose të shtoni veçori të reja në faqen tuaj nëpërmjet këtyre shtojcave. Më poshtë shikoni te gjithë anetarët që janë të autorizuar për ta përdorur këtë faqe, i shtoni ose i hiqni ato. Në fund keni disa mjete dhe ‘Settings‘ ku mund të bëni konfigurimet e faqes tuaj.

Për të shtuar një faqe të re në wordpress ne veprojme kështu: klikojmë butonin ‘Add New’ që ndodhet poshtë postimeve. Do të na shfaqet një hapësirë për të shkruar postimet tona. Në hapësiren horizontale shkruani  titulin, më poshte, artikullin tuaj me të gjitha pjesët përbërëse të tij. Modifikoni shkrimin,madhësine,paragrafet,mënyrën e vendojes e të tjera opsione sipas kërkesave tuaja. Gjithashtu mund të vendosëni kategoritë dhe etiketimet tuaja në mënyrë që njerëzit ta kenë më të thjeshtë për ta gjetur. Në përfundim kliko ‘Publish’ për ti dhënë jetë postimit tuaj në faqen e internetit.

PËRGJIGJU