Shumë biznese të vogla janë në mëdyshje nëse kanë nevojë për një faqe interneti apo mjafton vetëm Facebook.
Një faqe interneti ndihmon biznesin tuaj të fitojë më shumë klientë.
Pse keni nevojë për një faqe interneti?
Një faqe interneti ju lejon të komunikoni me klientët potencialë. Konsumatorët do të jenë në gjendje të zbulojnë biznesin tuaj nëpërmjet motorëve të kërkimit, duke sjellë më shumë shitje dhe fitime.
Të pasurit një faqe interneti është deri tani një nga mënyrat më të mira për ta vendosur biznesin tuaj para klientëve potencialë. Por disa njerëz ende mbeten të pasigurt në lidhje me nevojën për një faqe interneti dhe pyesin veten nëse kanë nevojë për një të tillë. Madje disa thonë se një faqe Facebook është e mjaftueshme.
Faqe interneti Vs. Facebook
Facebook mund të jetë i rëndësishëm për ekspozimin social. Por faqja juaj nuk mund të shfaqet në motorët e kërkimit përveç nëse të interesuarit kërkojnë direkt markën tuaj. Kjo do të thotë që mund të humbisni klientët e rinj.
Edhe pse popullariteti i platformave të mediave sociale vazhdon të rritet, faqet e internetit janë akoma po aq të rëndësishme për ata që ofrojnë produkte ose shërbime, edhe nëse nuk po shisni asgjë direkte në internet.
Një faqe e dizenjuar mirë për motorët e kërkimit do t’ju ndihmojë të arrini përdoruesit lokalë në kërkim të produkteve dhe shërbimeve që ofron biznesi juaj kur ata kanë nevojë për to. Për këtë mediat sociale nuk j’u vijnë në ndihmë!
Nëse konsumatorët pëlqejnë atë që po shisni atëherë mediat sociale mund t’ju ndihmojnë të arrini më shumë njerëz. Facebook u mundëson klientëve të mbështesin kompaninë tuaj tek miqtë e tyre.
Facebook-u është në rënie
Një arsye tjetër për të konsideruar përdorimin e një faqeje interneti në krahasim të përdorimit të një faqeje Facebook, është se Facebook po shënon rënie kohët e fundit.
Duke pasur një faqe interneti që është e optimizuar për motorrët e kërkimit ju lejon të tërhiqni njerëzit e interesuar.
Mediat sociale janë një formë e mrekullueshme e reklamimit, por një faqe interneti është zgjedhja më e mirë për të paraqitur informacion rreth biznesit tuaj.
Nëse ende po pyesni veten nëse keni nevojë për një faqe interneti, vetëm imagjinoni numrin e njerëzve që mund të kenë kërkuar biznesin tuaj në Google por kanë kaluar tek konkurrentët tuaj sepse faqja juaj nuk u shfaq në kërkimet e tyre.
Duke mos patur një faqe interneti mund t’ju kushtojë para, madje duke dëmtuar biznesin tuaj.