Sa herë që shkruani një adresë interneti ju mund të vini re se si para ‘www’ ekziston ose http ose pjesa https. Kjo gjë mund t’jua mos ketë tërhequr vëmendjen tuaj menjëherë, por nganjëherë teksti është HTTP dhe në disa raste është HTTPS, pra cili është dallimi? Nëse shikoni më afër, dalloni se HTTPS ka një ikonë të një dryri pranë tij, që do të thotë hyrja është e kufizuar ose e koduar.
HTTPS është një zgjerim i protokollit HTTP, që punon së bashku me një protokoll tjetër, i quajtur Secure Sockets Layer (SSL), me qëllim të transferimit të të dhënave në një mënyrë më të sigurt. Pra, nëse keni një llogari që kërkon që të keni një fjalëkalim për të hyrë në të, ajo llogari do të jetë nën HTTPS.
Më poshtë keni gjithçka që ju duhet të dini për dallimin midis HTTP dhe HTTPS.