SHPËRNDAJE

Kur jeni duke hapur një faqe online do të keni një ton të opsioneve të ndryshme të hostimit për të zgjedhur. Por, jo çdo stil i webhost-it do të jetë më i përshtatshmi për nevojat tuaja. Kjo është në fakt një gjë e mirë, sepse ju ndihmon të kufizoni disa nga zgjedhjet tuaja.

Zgjedhja e duhur planit të hostimit duhet të përputhet me nevojat e faqes tuaj. Më poshtë ne do t’ju udhëzojmë se cilat janë specifikat e zakonshme që ju duhet të kërkoni kur zgjidhni një webhost, duke përfshirë sasinë e RAM-it dhe CPU-së që do ju nevojitet.

Çfarë është RAM-i? Dhe sa më duhet?

RAM-i është një formë e kujtesës që mban të dhëna të përkohshme kur faqja juaj është duke kryer disa proçese në të njëjtën kohë. Sa më shumë proçese të ketë, aq më shumë RAM do të marrë.

  • Nëse faqja juaj ka një vëllim të lartë të trafikut, do t’ju nevojitet më shumë RAM.
  • Faqet dinamike kërkojnë më shumë RAM sesa faqet statike.
  • CMS si WordPress, Drupal dhe Joomla kërkojnë më shumë RAM.
  • Nëse faqja juaj përdor caching, atëherë ju mund të t’ju duhet një RAM më i ulët.
  • Nëse keni një faqe interneti më të vogël ju duhet nje sasi e vogel e RAM-it.
  • Nëse faqja e juaj nuk ka RAM të mjaftueshëm për të trajtuar ngarkesën, kjo do të       çojë në një error në anën e vizitorit tuaj.

Çfarë është CPU-ja? Dhe sa Më duhet?

Serveri në të cilin ndodhet faqja juaj do të përbëhet nga CPU të shumta, ashtu si në kompjuterin tuaj në shtëpi. Sa më i madh kapaciteti i CPU, aq më shumë informacion mund të ruajë dhe përpunojë përpara se të ketë një efekt të kundërt në performancën e faqes tuaj.

Nëse ka një rritje të madhe të trafikut, ose një sasi të madhe të kërkesave të shkrimit, atëherë performanca e faqes tuaj do të vuajë. Në këtë rast ne rekomandojmë zgjedhjen e një plani hostimi me CPU më të lartë.

 

PËRGJIGJU