SHPËRNDAJE

1-Është gjithmonë frymëzuese të dëgjosh se si të rinj marrin iniciativen për të vënë në jetë idete e tyre. Kush është Rona Nushi?

Rona me profesion është farmaciste, por pasionet më kanë drejtuar gjithmonë drejt vetive shëruese të natyrës. Duke kombinuar këto të dyja dhe duke shtuar ide të tjera gjatë rrugës, kam krijuar punën time që ka të bëjë me shumë gjëra njëherësh. Një nga të parat dhe më primaret është linja e kozmetikës bimore Bees&Trees, të cilat produkte i përgatis vetë. Pastaj sigurisht blogu online dhe bashkëpunimi me blogere të tjera, dhe projekte të tjera për të cilat po punojmë akoma.

 2-Si lindi idea e themelimit të Bees & Trees?

Bees & Trees është themeluar shumë spontanisht dhe gradualisht. Nuk kisha ndonjë moment që të më pikonte idea që unë tani do krijoj Bees & Trees dhe ta beja. Kisha filluar të bëja produkte kozmetike për veten, familjen dhe miqte, dhe ky rreth po zgjerohej dita ditës. Kërkesat për këto produkte rriteshin çdo ditë, derisa e pashë të nevojshme që të krijoja diçka më profesionale dhe serioze, si linjë kozmetike. Jo vetem pergatitje në kushte shtepie.

3-Cili ishte misioni juaj në fillim si dhe sfidat që ju kaluat?

Kur e regjistrova linjën Bees & Trees si biznes, pikë frymezimi kisha linja të mëdha kozmetike botërore, te cilat i pëlqeja dhe vetë. Por, nëse merr pikë referimi këto linja që në hapat e parë, sigurisht që ka dhe veshtirësi. Pjesa më problematike në fillim ka qënë porositja e lëndes së parë në kohë më të shpejtë, gjetja e ambalazhit të duhur dhe printimi i etiketave cilesore, të cilat ishte shumë e vështirë ti gjeje në vendin tonë. Por, tani eksperienca ka bërë punën e vet dhe këto nuk janë më problem.

4-Cili ishte momenti që ju e kuptuat se duhej nje hapësire online?

Sapo kam regjistruar Bees & Trees, menjëherë kam kërkuar për hapësirë online. Mendoj se është gjëja primare për të krijuar kontakt me klientët dhe për të zgjeruar rrethin e tyre. Jemi në një kohë ku teknologjia na zë cdo ditë të jetës sonë, dhe për shumicën e gjërave që duam të gjejmë informacion, si fillim e kërkojmë online. Prandaj, është esenciale një hapësirë online për të treguar më shumë për punën tonë.

5-Si ka ndikuar teknologjia në mënyrën se si funksionon biznesi juaj?

Teknologjia tek biznesi im është esenciale. Është shumë më e lehtë, apo ndoshta dhe mënyra e vetme për të shperndarë informacionin rreth kujdesit të lëkurës, produkteve vetive apo dhe lajmerime të ndryshme në lidhje me punën time, dhe e gjithë kjo vetëm nëpërmjet shkrimit online. Pa printuar asgjë dhe pa e shpërndarë atë derë më derë.

6-Si do ta përshkruanit stilin tuaj të blogging?

Mundohem të jem sa më e afërt me lexuesin, më e kuptueshme dhe duke treguar edhe eksperienca personale. Kam kuptuar që duke i zbukuruar e zmadhuar përshkrimet në blog deri në pika joreale, nuk krijon një “lidhje” me lexuesin. Përkundrazi, e largon atë.

 7-Si i ideoni fotot e videot tuaja? 

Nuk i mendoj shumë gjatë duke pergatitur skenare apo tekstin. Sapo të gjej temën e duhur dhe të kem informacionin e mjaftueshëm, videon e bej të momentit, më spontane. Duhet ta kuptojmë që ana tjetër e kameras fsheh shikues shumë të zgjuar, dhe është shumë e kuptueshme dhe jo origjinale kur ti thjesht thua një tekst që e ke mësuar përmendësh.
Njëlloj ndodh dhe me fotot. Gjej idenë që është e nevojshme për tu shpërndarë, marr produktet / përbërësit dhe mjafton të kem dritën e duhur dhe ambientin me ngjyra të hapura, për të bërë foton e duhur.

8-Cilat janë mënyrat e reklamimit të produkteve tuaja?

Reklama më e mirë që kam pasur deri tani ka qënë nga vetë klientët, të cilët i sugjerojnë produktet të tjerëve dhe kështu zgjerohet rrethi. Por, për të rritur njohjen e markes tek një publik sa më i gjerë, më shumë përdor reklamat që ofron vetë Facebook dhe Instagram.

9-Çfarë lloj rrjeti mendoni se është i miri për të rritur trafikun ne faqen tuaj?

E para me rradhë do thoja është Instagrami & Facebook-u. Në momentin që kam trafik në webfaqe dhe shumë nga këta edhe regjistrohen, atëherë mënyra ideal për t’i rikthyer ata tek faqja është nëpërmjet newsletter, të cilën e përdor herë pas here.

10-Pasioni në shërbim të profesionit apo e kundërta?

Jam me fat që kam gërshetuar të dyja aq shumë, sa nuk e dalloj cila është cila.

11-Si ishte qasja juaj me sherbimin e Webhost.al për hostimin e faqes si dhe domeineve dhe sa e kenaqur jeni me ecurinë tuaj?

Qasja ishte shume e lehtë, e thjeshtë. Gjeja më pozitive ishte sherbimi ndaj klientit që është gjithmonë online. Ka ndodhur të kem pasur pyetje edhe në mes të natës, sepse atëhere po punoja me një website te ri, dhe përgjigjja ishte shumë e shpejtë.

12-Çfarë këshille do t’u jepnit bashkmoshatarëve tuaj dhe të tjerëve që duan të jenë sipërmarrës?

Mos e nënvleresoni internetin, rrjetet sociale, dhe në vecanti website-in. Eshtë vendi ku secili që do të dijë më shumë për ju, gërrmon për të gjetur informacion online. Mos i zhgënjeni që në komunikimin e parë.

 

PËRGJIGJU