SHPËRNDAJE

Doni të lançoni faqen e biznesit tuaj por nuk e dini se cili është opsioni më i mirë për juve? WordPress dhe HTML statike janë dy opsionet më popullore dhe të përdorura nga bizneset.

Më poshtë do t’i krahasojmë me argumentat Pro dhe Kundër që të keni më të lehtë zgjedhjen ndërmjet tyre.

Faqet HTML

HTML është bashkësi kodesh të përdorura për të ndërtuar faqe interneti. Faqet me HTML statike janë të thjeshta për tu krijuar por në momentin që duam të bëjmë ndryshime duhet të bëhen nga një zhvillues profesional.

Është e thjeshtë të mirëmbajmë një faqe të vogël me kod statik HTML,por faqet e mëdha kërkojnë funksione të tjera ekstra që janë të vështira të mirëmbahen me kod statik. Ndaj për faqet dinamike duhet të përdorim dhe integrimin e CMS-ve.

Më poshtë gjeni argumentat Pro dhe Kundër për HTML statike:

PRO

Parametra Bazë – Faqet me HTML statike kërkojnë parametrat bazë të serverit duke qën se përdoret kryesisht për faqe të vogla, startup apo organizata. Nuk është e nevojshme databaza.

Mirëmbajtje e vogël – Kërkohet mirëmbajtje shumë e vogël në faqe. Nqs nuk do bëni ndryshime, nuk ka nevoj për përditësim apo mirëmbajtje.

Siguri – Faqet Statike me HTML dhe CSS janë mjaft të sigurta, dhe nuk mund të ndikohet në sigurinë e tyre nëse nuk keni njohuri dhe nuk jeni profesionist.

Ngarkohen shumë shpejtë– Faqet statike HTML kanë pak funksionalitete dhe nuk kanë gabime në kodim, duke bërë që faqja të hapet shumë shpejtë.

KUNDËR

Kërkon njohuri teknike – Për të bërë ndryshime në faqe duhet të punësojmë një profesionist. Nqs nuk kemi njohuri nuk mund të bëjmë dot asnjë ndryshim.

Nuk ka opsione shtesë – Faqja statike HTML është e thjeshtë, me pak funksionalitete dhe nuk mund të shtojmë çdo opsion që duam.

Është e shtrenjtë – Kushton pasi për cdo ndryshim që duam të bëjmë duhet të punësojmë një zhvillues.

Vështirësi në përditësim – Nuk është e nevojshme të bëhen përditësime nqs nuk kemi bërë ndryshime, por nqs bëjmë përditësime mund të kemi vështirësi nqs nuk kemi njohuri në HTML dhe CSS.

Faqet WordPress

WordPress është një platformë CMS e bazuar në PHP. Faqet me WordPress janë dinamike dhe shumë funksionale. Ne mund të përdomit tema dhe shtojca të ndryshme për të bërë faqen me efektive dhe më të sigurt.

Nuk është e nevojshme të punësoni një zhvillues për të bërë ndryshime të vogla në faqe pasi mund t’i bëni vet ju.

Më poshtë gjeni argumentat Pro dhe Kundër për faqet WordPress:

Pro

Faqe Diname – Me anë të WordPress mund të krijojmë një faqe diname dhe shumë funksionale.

Responsive – Me anë të temave që mund të përdorim në WordPress ne mund të krijojmë faqen të përshtatshme për cdo ekran, si desktop, celular etj.

E thjeshtë për menaxhimin e faqeve në WordPress – Ne mund të menaxhojmë cdo faqe të WordPress edhe pse nuk kemi njohuri teknike.

Implementim të temave apo template – Zhvilluesit përdorin tema dhe template të ndryshëm për të bërë faqen më efektive.

KUNDËR

Përditësime Rregullisht – Faqen në WordPress përmbajne tema, shtojca, tempate etj që kërkojnë përditësime rregullisht.

Kërkon shtojca të ndryshme – Në WordPress duhet të përdoren shtojca të ndryshme për të bërë faqen më tërheqëse si dhe për të shtuar ospionet që ne duam.

Kërkon shumë kujdes në mirëmbajtje – Të gjithë temat, template që ne përdorim kërkojnë shumë kujdes në mirëmbajtje.

Më pak e sigurt – WordPress përdor shtojca dhe tema të zhvilluar nga zhvillues të tretë. Disa janë të sigurta disa jo dhe aq. Kjo e bën WordPress më pak të sigurtë se HTML.

Konkluzioni

WordPress është një platformë dinamike dhe e përshtatshme si për faqe të mëdha ashtu edhe për faqe të vogla. Në anën tjetër kemi HTML që është për faqe statike dhe më e sigurt. Një faqe statike mund të përdoret për organizata të vogla. Që të dyja kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre, dhe në bazë të asaj cfarë ne na kërkohet mund të zgjedhim se cila përshtatet më mirë për ne.


PËRGJIGJU