SHPËRNDAJE

Nëse jeni duke kërkuar të gjeni një shërbim të përshtatshëm hostimi, atëherë ka shumë gjasa që edhe ju, si shumica e njerëzve, orientoheni kryesisht vetëm nga ‘çmimi’ si faktori përcaktues në zgjedhjen e hostit të faqes suaj!

Për ta evidentuar disi më mirë këtë proces, rishtazi, ne bëmë një sondazh të vogël ku ju kërkuam lexuese të jepnin votën e tyre për faktorët që ata i konsideronin si më të rëndësishëm në përzgjedhjen e një shërbimi hostimi.

Gjatë ditëve të para, ishte mjaft interesante të shihje se si shumica zgjodhën ‘çmimin’ por më pas faktorë të tjerë si ‘siguria’, ‘thjeshtësia në përdorim’ dhe ‘suporti’ filluan të akumulonin më shumë vota.

Arsyet janë të kuptueshme dhe rrjedhin logjikshëm…!

Çmimi i shërbimit të hostimit

Çmimi’ është vazhdimisht faktori që vlerësohet më lehtësisht pasi sa më i lirë të jetë shërbimi i hostimit aq më ekonomik është ai për atë që ne e perceptojmë si një ‘nevojë minimale’ – hostimi i faqes tonë të re!

Por me kalimin e kohës dhe përdorimin e rregullt, shumica e njerëzve zbulojnë se hostimi i faqes nuk është gjithnjë aq i thjeshtë pasi përveç lidhjes së domain-it me hostin, duhet të konfigurohen edhe aspekte të tjera. Për më tepër, nevojat në rritje por edhe vetë problemet që dalin gjatë përdorimit të faqes i bindin njerëzit që ‘çmimi’ nuk mund dhe nuk duhet të jetë faktori përcaktues kryesor.

Suporti që ju duhet

Eksperienca ka treguar se cilësia e shërbimit të hostimit dhe rrjedhimisht suksesi i faqes tuaj nuk varen vetëm nga ‘çmimi’ por edhe nga lloji i ‘suportit’ që ju ofrohet! Shpesh ndodhë që nevojat tuaja teknike (konfigurime, etj) janë përtej njohurive që dispononi ose thjesht do t’ju duhet shumë kohë që t’i gjeni vetë zgjidhjet që ju nevojiten.

Ndaj, shumë shërbime hostimi investojnë, por edhe kërkojnë një pagesë më të lartë për paketat e hostimit që ofrojnë, pasi ato duhet të mirëmbahen dhe mbështeten rregullisht nga një personel i kualifikuar që është në gjendje t’ju ofrojë zgjidhje dhe mbështetje në një kohë sa më të shkurtër.

Thjeshtësia në përdorim

Një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm është ‘thjeshtësia në përdorim’. Për ata prej nesh që kemi ca më tepër eksperiencë në mirëmbajtjen e faqeve ‘thjeshtësia në përdorim’ shpesh herë lidhet me ‘akses’ më të plotë te hosti, por për shumicën e njerëzve ‘thjeshtësia në përdorim’ nënkupton ndërfaqe dhe udhëzues të bollshëm që ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për nevojat dhe kërkesat tuaja.

Përgatitja e këtyre udhëzuesve, apo konceptimi sa më i qartë i ndërfaqeve nënkupton që dikush duhet ta vrasë mendjen mjaftueshëm për ta bërë, atë që dëshironi të bëni, sa më të thjeshtë dhe intuitive për ju. ‘Thjeshtësia në përdorim’ është pjesë integrale e një ‘suporti’ të mirë dhe një shërbimi të mirë-konceptuar për nevojat në rritje të klientëve të ndryshëm!

2 Komentet

Leave a Reply to Sondazh: Çfarë ka më shumë rëndësi për ju te një shërbim hostimi? - WebHostBlog.al Anulo përgjigjjen