SHPËRNDAJE

A keni menduar ndonjëherë për krijimin e një faqeje personale, por nuk jeni mjaft të sigurt nëse është vërtet e nevojshme? Apo nëse ia vlen? Ndoshta ju mendoni se nuk jeni ekspertë të teknologjisë apo krijues për ta bërë këtë gjë por ne do ju vërtetojmë të kundërtën.

Një faqe interneti është një mënyrë e mirë për të transmetuar përmbajtje në një audiencë të gjerë. Nëse jeni duke kërkuar për të përhapur një mesazh specifik për diçka që ju intereson, ose të shfaqni përmbajtjen tuaj personale, në epokën dixhitale që jetojmë, një faqe interneti është një mënyrë ideale për të transmetuar përmbajtje.

Ngritja e një faqe interneti me përmbajtje të madhe nuk kërkon shumë ekspertizë kodi ose softuerë të komplikuar të dizajnimit të uebit. Shumë ndërtues të faqes së internetit përdorin një funksion drag-and-drop, duke ju lejuar të vendosni me lehtësi imazhe ose tekste të ndryshme. Ju gjithashtu mund të personalizoni ngjyrat dhe shkrimin, duke i dhënë një ndjenjë unike të faqes suaj të internetit.Më poshtë do të listojmë disa mënyra të ndryshme për të përdorur faqen tuaj personale.

1. Promovoni Hobin juaj

A jeni duke menduar për ndërtimin e një faqeje për të shfaqur nje hobi apo një projekt tuajin personal? Një faqe interneti është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë dhe për të tërhequr një audiencë që ndan interesa të ngjashme.

Për shembull, le të themi se jeni një alpinist dhe udhëtoni përreth, duke u ngjitur në male të ndryshme. Ju me siguri keni kapur me aparatin tuaj fotografik pamje të mahnitshme. Një faqe personale do të ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të nxjerrë fotografitë që ju kapni gjatë aventurave tuaja përtej postimeve vetëm në kanalet e mediave sociale. 

2. Filloni një Blog

Faqet e internetit personale janë gjithashtu shumë të dobishme për të vendosur veten si një ekspert në një fushë apo në një aftësi të veçantë. Shumë njerëz e bëjnë këtë duke shkruar një blog. Blogjet janë një mënyrë e shkëlqyer për të vënë mendimet, njohuritë dhe përvojat tuaja në internet. Ato gjithashtu u mundësojnë njerëzve që ti njohin më mirë.

Përtej mundësisë për të postuar një përmbajtje që ju intereson, një blog mund t’ju ndihmojë gjithashtu të rrisni SEOn e faqes suaj në motorët e kërkimit si Google. Nëse jeni duke kërkuar të promovoni veten, duke vendosur përmbajtje interesante dhe të dobishme që i jep vlerë audiencës suaj, njerëzit do të regjistrohen në blogun tuaj për të ndjekur përmbajtjet e ardhshme që publikoni.

3. Fitoni më shumë ndjekës në mediat sociale

Kjo ndërton pak në idenë e një blogu personal. Një faqe personale ofron një mundësi për të rritur audiencën ose rrjetin tuaj edhe në mediat sociale. Dëshironi të rritni ndjekësit e Instagramit? Vendosni ikonën e Instagramit në faqen tuaj kështu që kur njerëzit ta klikojnë, ata mund t’ju gjejnë dhe t’ju ndjekin. Gjithashtu nëse keni lajme të rregullta që dëshironi të ndani me publikun tuaj nëpërmjet një emaili, mund të vendosni një formë për njerëzit që të zgjedhin dhe të marrin te rejat e fundit nga ju.

4. Tregoni veten profesionalisht

Një faqe interneti tregon dhe përvojën tuaj profesionale. Mund të shërbejë si një rezyme për ju. I tregon punëdhënësve potencialë se keni ndërmarrë një hap shtesë për të ndërtuar një faqe interneti. Kjo me të vërtetë mund t’ju diferencojë nga kandidatët e tjerë të punës. Me sa duket, 56% e menaxherëve të punësimit thonë se një faqe interneti personale është më mbresëlënëse se çdo mjet tjetër.

Keni dëgjuar per frazën “Një foto vlen një mijë fjalë”? Ka disa profesione, si fotografia ose dizajni grafik, ku një faqe personale është një MUST. Profesionistë të tjerë si tregtarët, shkrimtarët dhe artistët gjithashtu mund të përfitojnë duke postuar online produktet e tyre në mënyrë që t’i promovojnë ato.

PËRGJIGJU