SHPËRNDAJE

Ju jeni duke bërë gjithçka kur vjen fjala për kontaktin me klientët, po arrini abonentët që kanë zgjedhur të pranojnë njoftimet tuaja me email, dhe përsëri po merrni ankesa për spam. Si mund të parandaloni email-et tuaj që të mos shkojë direkt si spam. 

Spam-et janë relative

Raportet për spam janë shpesh një çështje e momentit – dikush merr në postën elektronike një email, vendos që ai email është i padëshiruar dhe e raporton atë si spam. Kjo gjë e bën shumë të vështirë të shkoni në rrënjë e problemit. Vërtet që nuk mund të shmangni plotësisht raportet për spam, por ndërtimi i listave të veçanta dhe krijimi i mesazheve profesioanle mund të ndihmojnë në parandalimin e dërgimit të email-eve tuaja në dosja e spamit.

kërkoni Gjithmonë leje

Njerëzit hapin një email nga njerëz ose kompani që i njohin. Dërguesit e panjohur të email-eve shpesh regjistrohen si spam.

Kërkimi i lejes kërkohet sipas Aktit CAN-SPAM dhe ligjit Anti-Spam (CASL). Por, përtej shmangies së ndonjë shkelje ligjore, marketingu i email-it duke kërkuar leje nga përdoruesit është rruga më e mirë për të zhvilluar marrëdhënie të gjata me klientët. Duke bërë këtë, ju e dini se ata janë të interesuar dhe kane pritshmëri të mira për lajmet dhe njoftimet e kompanisë suaj. Ato do t’ju njohin në rrjedhën e postës elektronike dhe nuk do të tundohen për t’ju shënuar si spam.

Shmangni terma të dyshimtë ose phishing

Si emailet spam dhe phishing po bëhen më të përhapura nga dita në ditë. Përdoruesit e zgjuar të email-eve po krijojnë filtra për të dërguar automatikisht emaile të dyshimtë dhe të padëshiruar në dosjen Junk. Hakerat kibernetikë shpesh shfrytëzojnë ngjarjet, ndjeshmëritë kohore në mënyrë që marrësit të ndërmarrin veprime të shpejta, që mund të lënë sistemet e tyre të pambrojtura. Pra, kini kujdes në termat që perdorni në emailet e dërguara në mënyrë që të mos ngjani si të tillë. 

Ofroni përmbajtje të përshtatshme 

Edhe përmbajtja “më e mirë” mund të shënohet si spam nëse nuk është e dobishme ose interesante për marrësit. Kjo është praktikë më e mirë gjithsesi, jo vetëm për të shmangur filtrin e spamit.

Kur merrni abonentë të postës elektronike, çfarë informacionesh ose këshillash i premtoni? Emaili që dërgoni duhet të përmbushë vazhdimisht pritshmëritë e tyre ose ato do të shkojnë pa u hapur,ose do të dërgohen në plehra ose do të shënohen si spam.

Shikoni rregullisht raportimin tuaj të email-eve për të përcaktuar se çfarë përmbajtjesh po hapin më së shumti klientët ose cfarë po klikojne ato më së shumti. Gjithmonë mund të krijoni një sondazh online për të pyetur auditorin se çfarë përmbajtjeje apo temash do të ishin të dobishme për ta.

Mos e mbytni audiencën tuaj

Një mënyrë e sigurtë në zhdukjen e audiencës është që të dërgoni shumë materiale promovuese. Emaili juaj duhet të mbajë një ekuilibër me përmbajtje të vlefshme dhe oferta marketingu.

Duhet gjithashtu të monitoroni me kujdes frekuencën e emailit tuaj. Edhe emailet me përmbajtje me vlerë të lartë mund të dërgohen në dosjen e spamit nëse besojnë se po dërgohen shumë shpesh prej jush.

Bëjeni të lehtë opsionin unsubscribe

Edhe pse marredhenia e klientit me bizneset eshte shume e rendesishme, mund të ketë kliente që thjeshtë nuk janë më të interesuar për përmbajtjen ose ofertat tuaja. Ata duhet të kenë një mënyrë të lehtë për të ikur nga lista juaj e shpërndarjes. Secila email duhet të ofrojë një mundësi të lehtë për ta anulluar abonimin e emaileve vetëm me një klik. Nëse është e komplikuar të ikësh nga lista, ata shumë lehtë mund t’i fshijnë emailet ose ti dërgojnë në dosjen e spamit.

 

 

 

PËRGJIGJU