SHPËRNDAJE

Kur ndërtoni blogun tuaj me WordPress ju keni patjetër nevojë për shtojca.

Por cilat shtojca? WordPress ka më shumë se 54,000 të tilla.

Për t’ju ndihmuar, ne kemi rënditur disa nga shtojcat më të mira që çdo blog duhet të ketë.

Shtojca për email

Ndërtimi i një audience është qëllimi kryesor për shumicën e blogerëve, pavarësisht nëse po krijojnë një audiencë për argëtim ose fitim. Hapi themelor i ndërtimit të audiencës është ndërtimi i një liste emailesh, kështu që ju mund t’u bëni të ditur ndjekësve kur publikoni një post të ri apo një event me email.

Email Subscribers & Newsletters është një shtojcë falas WordPress që j’u lejon të grumbulloni  dhe të dërgoni email të automatizuar. Gjithashtu ju i menaxhoni të gjitha në një shtojcë të të vetme.

Shtojca për rrjete sociale

Social Pug është një shtojcë shumë e thjeshtë për të shpërndarë mediat sociale si:

  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Pinterest
  • LinkedIn

Shtojca për SEO

Një faqe mund të jetë e vështirë për t’u gjetur nëse nuk është formatuar, indeksuar dhe optimizuar për motorët e kërkimit. Kjo është arsyeja pse blogerët që duan të rankohen mirë shtojnë disa shtojca për ta bërë këtë të mundur.

Yoast SEO  është një nga shtojcat më të shkarkuara në WordPress. Është një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjitha nevojat tuaja lidhur me SEO.

Yoast e bën të lehtë  kontrollin e titullit dhe të meta descriptions. Caktoni fjalë kyçe dhe gjurmoni sa shpesh po i përdorni ato, menaxhoni sitemaps dhe shumë më tepër.

Shtojca për performancë të mirë

Jetpack është një shtojcë që kryen shumë funksione, si planifikimi i postimeve për media sociale, mbledhja e statistikave etj. Jetpack gjithashtu shton siguri për  blogun tuaj WordPress.

PËRGJIGJU