Ë𝖘𝖍𝖙ë 𝖘𝖊𝖟𝖔𝖓𝖎 𝖎 𝖋𝖊𝖘𝖙𝖆𝖛𝖊!
Shumë prej festave të mëdha tashmë janë para nesh, si Halloween, Thanksgiving,Black Friday dhe Cyber Monday.Festë do të thotë më shumë trafik në web e per pasojë më shumë shitje.
Tani është koha te përqendrohemi te puna…
Disa këshilla të rëndësishme
Përcaktimi i buxhetit për Marketing
Përcaktoni buxhetin e marketingut për periudhen e festave.Mendoni se sa para mund të kontribuoni për marketingun gjatë sezonit të festave.Metoda më përfituese është Facebook ads apo Instagram ads.
Qëndroni aktiv në media sociale
Sezoni i festave nuk është koha për të marrë pushim në media sociale. Ju duhet të jeni aktivë në të gjitha platformat duke përgatitur audiencën për festën e ardhshme dhe duke i inkurajuar ata për të blerë. Inkurajoni ndjekësit tuaj në Facebook apo Instagram që të shpërndajne videot apo fotot tuaja. Sa më shumë followers , shikime, like apo komente të ketë aq me shumë mundësi që produktet të shiten.
Remarketing për të sjellë përseri klientë në Website
A keni kërkuar ndonjëherë një produkt në internet dhe më pas keni parë një reklamë për të njëjtin produkt në mediat sociale? Kjo është një veçori e quajtur remarketing që ju lejon të riktheni njerëzit që kanë vizituar faqen tuaj te internetit. Ju mund të përdorni reklama për riperteritjen në platformat e mediave sociale, në kërkimin e Google dhe në faqet e tjera të internetit. Remarketingu është një metodë efektive për të siguruar që klientët të vazhdojnë të mendojnë për produktin tuaj dhe ta kenë më të lehtë në kohën që duan të blejnë.
Krijoni Discount Code
Ofrimi i zbritjeve është një strategji e fuqishme e marketingut. Ka disa lloje zbritjesh dhe ofertash.Disa jane: ulje me përqindje,ulje me vlerë të caktuar ,transport falas apo dhuratë.
Email Marketing
Email marketing është një mënyrë efikase dhe me kosto efektive për të komunikuar me klientët tuaj.Marketingu efektiv i email-it kthen blerësit në klientë besnik .
Dekoroni Website-in sipas festave
Shtoni pak atmosferë feste ne Web-in tuaj. Kjo do të bëjë që dhe klientët të ndihen më mirë dhe gati për të pritur festat.Për këtë mund t’ju ndihmojë dhe Canva
Pak frymëzim për ju :Mendoni jashtë kornizave!