Tani që shumë prej nesh mbartin kompjutera të vegjël xhepi, gjithnjë e më shumë koha jonë e internetit kalon në telefona dhe tableta , jo vetëm duke shfletuar, por edhe duke krijuar. Nëse jeni ne kërkim të një eksperience më të mirë për të botuar shkrimet tuaja, WordPress-i ka menduar për ju. WordPress ka nxjerrë një editor të ri për iOS dhe Android, i quajtur “Aztec”. Është i shpejtë dhe i besueshëm, punon me postime dhe faqe, dhe është gati për testimin beta!
ÇfarË ka tË re?
- Përvoja e përgjithshme e përdoruesit është më e lehtë, me përmirësim të skriptimit dhe futje më të shpejtë të imazhit.
- ‘Spellcheck’-redaktimi tashmë funksionon me besueshmëri.
- Shtimi i mjeteve Undo dhe Redo do të thotë që mund të ndreqni gabimet ose të kaloni në mes versioneve të ndryshme të tekstit tuaj kur shkruani.
- Tani, ju mund të hartoni mendimet tuaja pa shtypur.
- Mbështetje e plotë të teknologjive si VoiceOver për iOS dhe TalkBack për Android.
Çfarë nuk shkonte me visualin e vjeter në mobile?
- Sinkronizimi/Konsistenca në HTML – Kalimi në mes të modalitetit të redaktimit vizual dhe HTML paraqet një ton sfidash që i mbajnë gjërat në sinkronizim.
- Listat & Thonjëzat – Po ballafaqohen me marrjen e përvojës se perdoruesve për editimin dhe renditjen me listat, si dhe thonjëzat për thëniet e vecanta.
- Sasia e punës – Sasia e permbajtjes shumë të bëjë për një editor. Tani mund te kopjoni dhe ngjisni nje teks me 500 paragrafe lehtesisht. Ne editorin e vjeter duheshin 2 min per ta proçesuar në versionin e ri Beta Aztec bëhet menjëherë.
Më poshtë paraqitet editimi i një imazhi duke përdorur të dyja versionet. Redaktori i tanishëm është në të majtë, redaktori beta aztec në të djathtë:
Si mund ta provoni?
“Beta” do të thotë “jo 100% gati për të gjithë”, ka disa gjëra për të cilat ende po punohet. Kur instaloni përditësimin më të fundit të WordPress (8.0 për iOS, 7.8 për Android), do të shihni një dritare pop-up që ju fton për ta provuar, prekni “Try It” për të aktivizuar editorin e ri, ku mund te lini dhe pershtrypjet tuaja në gjërat që do të donit te përmirësohet.