SHPËRNDAJE

Në vijim të shkrimeve tona (shih temat e para) me sugjerime për tema FALAS për faqen tuaj në WordPress, po ju prezantojmë me 3 tema të reja si më poshtë:

4. IsleMag

islemagNjë temë tërheqëse për faqe reviste me një dizajn miqësor që ju lejon të vendosni reklamat tuaja, të krijoni albume fotosh, të shtoni faqe të tjera nga mediat sociale, të shkruani përshtypje, si dhe ta përshtatni pamjen e temës sipas ngjyrave që ju dëshironi. Gjithashtu, tema është e pajisur me ‘slider’ dhe ‘karrocela’ fotosh që prezantohen të gjitha brenda një formati si në kuti (boxed style).

Tiparet kryesore:

  • Slider në format karrocele
  • Dizajnë ‘responsive’
  • Pozicione për vendosjen e reklamave
  • ‘Footer’ që mund të përshtatet me Widgets
  • Sistem për publikimin e përshtypjeve
  • Kombinim ngjyrash pa fund
  • Mundësi publikimi automatik fotosh nga instagram

SHKARKOJE | DEMO LIVE

5. ShopIsle

shopisleShopIsle është një temë moderne për e-commerce, me një slider që mbush gjithë gjerësinë e ekreanit si dhe një dizajn të pastër. Kjo temë është krijuar për t’iu përshtatur çdo lloj dyqani online si dhe për t’i dhënë shkrimeve/përmbajtjes tuaj një pamje të re dhe të freskët, dhe sigurisht miqësore. ShopIsle ka një kontur për video, rrëshqet lehtësisht dhe me një faqosje klas, që kontribuojnë të gjitha për t’i nxjerrë produktet tuaja në dritë sa më të mirë.

Tiparet kryesore përfshijnë:

  • Gati për WooCommerce,
  • Dizajn ‘responsive’
  • Formë e përshtatshme kontakti
  • ‘Footer’ që mund të përdoret me Widgets
  • Gati për t’u përkthyer në shqip
  • Kontur për shfaqjen e videove
  • Linke për mediat sociale

SHKARKOJE | DEMO LIVE

6. Sydney

sydneyTema Sydney një temë me dizajn mjaft modern dhe të përshtatshëm për mjaft përdorime. Faqja është e thjeshtë dhe e përshtatshme për çdo lloj biznesi falë slider-it që mbush gjithë ekranit, kalimit të lehtë nga njëri seksion në tjetrin, si dhe ca animimeve mjaft të bukura. Tema ka vërtetë një pamje profesionale dhe mund të përshtatet relativisht kollaj falë edhe dizajnit të thjeshtë. Ndërfaqja është mjaft e bukur dhe ofron gjithashtu mundësinë e përshtatjes së ngjyrave sipas dëshirës dhe nevojës. Versioni falas është zakonisht më se i mjaftueshëm për shumicën e rasteve, por nëse kërkoni diçka më shumë se sa versioni falas, atëherë gjasat janë që nevojat tuaja do përmbushen po aq lehtësisht edhe nga versioni me pagesë.

Tiparet kryesore përfshijnë:

  • Paraqitje ‘responsive’
  • Gati për t’u përkthyer në shqip
  • Sfond me efekt ‘parallax’
  • Koka (header) me imazh statik apo slider
  • Linqe dhe ikona sociale
  • Google fonts

SHKARKOJE | DEMO LIVE

PËRGJIGJU