SHPËRNDAJE

Një adresë profesional email-i është çelësi për ndërtimin e besimit të biznesit tuaj online. Në një epokë ku konsumatorët janë gjithnjë të kujdesshëm me mashtrimet, kjo është më e pakta që mund të bëni për besueshmërinë e biznesit tuaj. Ne mund të jemi të gjithë dakord se [email protected] nuk do t’ju japi klientë, por cilët janë përbërësit në një adresë profesionale të mirë të biznesit?

Në këtë udhëzues, ne shpjegojmë 3 rregulla të thjeshta për të krijuar një adresë profesional email-i:

  • 1) Gjithmonë përdorni domain-in tuaj
  • 2) Shmangni pseudonime dhe numrat: Përdorni një forme standarte email-i
  • 3) Krijoni një adresë të vecantë emaili për tu shfaqur në faqen tuaj

Rregulli 1: Gjithmonë përdorni domain-in tuaj 

Për të lënë përshtypje të mirë me adresën tuaj të postës elektronike, gjëja e parë që ju duhet të bëni është te blini domain-in tuaj. Me fjalë të tjera, perdorni [email protected] në vend te [email protected]

Vite më parë, një domain i tillë ishte një shenjë e profesionalizmit. Ai tregonte përvojën dhe përkushtimin që keni zgjedhur për të blerë një domain për adresën tuaj të postës elektronike dhe keni krijuar gjithashtu një faqe interneti.

Sot është më shumë një pritshmëri. Domain-et e personalizuara janë më të lira se kurrë dhe ju duhen vetëm 5 minuta për të krijuar një adresë e-maili. Mjafton të thuhet, se kjo gjë bëhet në mënyrë që të shmangë dukjen joprofesionale ndaj klientëve. Me adresën e përgjithshme e emailit, në rastin më të mirë, dukeni i pasjellshëm ose i papërvojë. Në rastin më të keq, ajo mund të lërë përshtypjen e një biznesi “fluturoj-nga-era” ose scam.

Gjithashtu, nëse përdorni një adresë e-mail biznesi që lidhet me ofruesin tuaj të internetit (ISP), ju duhet ta zëvendësoni menjëherë. Me një email si @abcom.net ose @ abisnett.net, ju e bëni veten të varur nga përdorimi i vazhdueshëm i ofruesit të internetit.

 Rregulli 2: Shmangni pseudonime dhe numrat: Përdorni një formë standarte email-i

Përveç domenit tuaj, përbërësi tjetër i rëndësishëm në adresën tuaj të postës elektronike është emri i përdoruesit. Është pjesa e JohnDoe e [email protected]

Tani, është e qartë se një emër përdoruesi i thjeshtë si JohnDoe do të duket më profesional se CoolDude477 ose BeachGirl789. Gjithsesi pyetja mbetet nëse doni të përdorni emrin tuaj të plotë, emrin e parë, kombinimin e emrave dhe inicialeve, apo një emër tjetër të ndryshëm në tërësi.

Secila prej këtyre formave të përdoruesve të emailit është e dobishme për skenarë të ndryshëm:

Mos harroni, adresa juaj e emailit është vetëm gjysma e punës. Kur krijoni një email profesional, mund të zgjidhni një emër si më poshtë , që shfaqet pranë tij në mesazhet tuaja:

Rregulli 3: Krijo adresa të posaçme për të shfaqur në faqen tuaj elektronike

Adresa që përdorni për të korresponduar me klientët zakonisht është e ndryshme nga ajo që shfaqni në faqen tuaj të internetit. Vetëm nëse ju jeni një pronar i vetëm (dhe ndoshta, edhe nëse jeni një pronar i vetëm) duke përdorur një adresë personale në faqen “Kontakt” mund të duket joprofesionale dhe mund te lërë përshtypjen e një biznesi të vogël.

Duke përdorur një adresë të përgjithshme, si [email protected], duket më bindese, si dhe me përshtatshme pasi ju mund t’i bëni forward emaile-ve tek llogaritë e sektoreve të caktuar. Pra, për shembull, një e-mail i sektorit të shitjeve mund të përcillet në postën tuaj personale dhe menaxherin tuaj të shitjeve. Një email marketingu mund t’i përcillet juve dhe menaxherit tuaj të medias sociale, etj.

Vlen të përmendet se kutia juaj e postës nuk duhet të jetë sistemi juaj CRM: kjo është një mënyrë e sigurt për të humbur gjurmët e marrëdhënieve të biznesit. Filloni të kultivoni marrëdhëniet tuaja të biznesit duke përdorur një CRM.

 

Njëherë e një kohë një adresë e-maili profesional ishte një mënyrë për të ndarë veten nga turma. Tregonte përkushtimin tuaj dhe linte përshtypjen e një biznesi të kualifikuar dhe të vendosur.

Sot, situata është pak më pak e shkëlqyeshme. Meqë faqet e internetit janë të shumta, një adresë e-maili profesional është hapi i parë për të provuar se nuk jeni një scam. Kur të jeni gati për të filluar, sigurohuni që të shikoni Webhost.al, ku mund të merrni email, web hosting dhe një domain. Ju mund të merrni adresen tuaj profesionale në webhost.al duke filluar nga 0.66€ ne muaj, ku përdoret platforma Zimbra , softueri më i integruar i emaile-ve për biznese.

PËRGJIGJU