SHPËRNDAJE

Ne jemi të vetëdijshëm që shumica e klientëve tanë duan një eksperiencë hostimi sa më të thjeshtë dhe të qëndrueshme. Ndaj, këtë javë që kaloi mbaruam së testuari dhe implementuari me sukses një nga sistemet më të mira për ruajtjen (backup-in) e faqeve të hostuara në serverat tanë, që t’u sigurojmë klientëve një sistem sa më të besueshëm.

Systemi i ri që kemi implementuar ofrohet nga një kompani lider në këtë fushë – R1Soft, që specializohet në ofrimin e shërbimeve të tilla për mbi 250,000 servera në të gjithë botën. Ky shërbim na ndihmon edhe ne si hostues që t’ju ofrojmë të njëjtën garanci edhe klientëve tanë.

Konkretisht, sistemi i ri bën që faqja juaj të ruhet vazhdimisht çdo ditë, për 30 ditët e fundit, që ju ndihmon edhe juve si klient që të mund ta restauroni faqen tuaj, qoftë edhe një dokument të vetëm apo gjithë faqen tuaj, lehtësisht dhe pa i lënë vizitorët tuaj të presin ndërsa ju rikuperoni faqen tuaj.

PËRGJIGJU