SHPËRNDAJE

Këto janë disa nga temat më të mira falas të WordPress për vitin 2019.

Newsmag Lite

Nëse po mendoni të krijoni një faqe interneti gazetë apo revistë, Newsmag Lite është një zgjidhje shumë e mirë. Kjo temë përfshin butonat e medias sociale. Secila nga kategoritë tuaja ndahen në nënkategori. Kjo temë është e pastër dhe moderne, gjithashtu funksionon në të gjitha pajisjet mobile.

Download Demo

Phlox 

Tema Phlox ka shumë karakteristika, një prej të cilave është slider-i i madh. Tema elegante u jep fotografëve, blogerëve dhe shkrimtarëve të udhëtimit një mundësi për të bërë një faqe interneti të thjeshtë dhe elegante. Disa elemente dhe shortcodes sigurohen përmes temës Phlox, duke ju lejuar fleksibilitetit dhe kontroll. Ju gjithashtu mund të bëni një portofol të punëve tuaja, në një mënyrë moderne. Planifikimi i portofolit ka filtra dhe një sasi të mirë hapësire të bardhë për të vënë të gjithë fokusin në punën tuaj.

Ju do të gjeni edhe skica për blogerët e udhëtimit, blogerët e rregullt, shkrimtarët e ushqimit dhe shumë më shumë. Tipografia përputhet mirë me dizajnin e përgjithshëm. 

Download Demo

Radiate

Kjo temë siguron shumë hapësirë të bardhë. Ajo është krijuar për të tërhequr vëmendjen me thjeshtësinë e saj.

Ju mund të zgjidhni se sa kolona do të donit të shfaqnit në faqen tuaj.

Download Demo

Virtue

Tema Virtue ofron mundësi të mrekullueshme për të gjitha faqet e internetit të biznesit. Dizajni i fuqishëm është tërësisht i përgjegjshëm për pajisjet mobile dhe ka aftësinë për t’u integruar me WooCommerce, që do të thotë që mund të filloni të shisni produkte fizike ose digjitale nga faqja juaj.

Kjo temë është mjaft e mirë për fillestarët por edhe përdoruesit më të përparuar të cilët mund të ndërhyjnë në kodim dhe të bëjnë modifikime.

Download Demo

Parallax One

Parallax One është një temë e thjeshtë dhe elegante që mund të përdoret për çdo qëllim. Ajo vjen me një dizajn të pastër dhe të bukur.

Download Demo

Edge

Edge është një temë minimale që mund t’ju ndihmojë ta ktheni blogun në një faqe të bukur.

Kjo temë është një mundësi e shkëlqyeshme për një blog të një korporate apo agjencie. Gjithashtu kjo temë është e përgjegjshmë per paisjet mobile.

Download Demo

Kale

Kale është një temë e thjeshtë dhe me stil. Përdoreni për blogje, receta, këshilla mode, apo edhe faqe shopping. Me integrim të lehtë të WooCommerce, ju do të jeni në gjendje të shisni dhe fitoni para në faqen e internetit. Integrohet lehtë me mediat sociale.

Download Demo

PËRGJIGJU