SHPËRNDAJE

Pushimet po afrohen dhe kjo nënkupton vetëm një gjë: dekorime, ushqim dhe pushime.Si një person që shpenzoj shumë kohë në internet, besoj se shtëpia juaj nuk është e vetmja gjë ia vlen të zbukurohet. Në rast se nuk e keni vënë re, shumë faqe interneti kanë shtuar detaje të vogla për krishtlindje – dhe kështu duhet ti.

Duke iu uruar audiencës suaj Krishtlindje të bukura dhe një Vit të Ri të gëzuar është një mënyrë e shkëlqyer për t’u treguar atyre që ju intereson. Mbi të gjitha, është me të vërtetë e lehtë për tu bërë, mes mijërave shtojcave dhe efekteve të tjera në WordPress.

Christmas Countdown Widget

‘Christmass Countdown Widget’ ju lejon të vendosni një orë të caktuar në çdo post ose faqe duke përdorur një kod të veçantë, ose ju lejon ta vendosni në çdo zonë widget duke përdorur një widget të dedikuar.

Shfaqet numërimi i ditëve deri në Krishtlindje, pastaj, në ditën e Krishtlindjeve, ju uron vizitorëve “Gëzuar Krishtlindjet”. Kjo widget përdor një sfond transparent, që e bën atë të përputhshëm me çdo temë në WordPress.

Tribulant Snow Storm 

‘Tribulant Snow Storm’ është një shtojcë që shton dëborë  në faqen tuaj të internetit.

Dëbora duket e bukur, dhe ka një efekt të shtuar të shkrirjes duke rënë në mënyrë që të duket sa më reale. Ekzistojnë tetë mundësi për personalizim e “mënyres së rënies së dëbores” dhe shtatë opsione për të zgjedhur drejtimin.

Vizitorët janë në gjendje gjithashtu të ndërrojnë efektin e dëborës nëse duan, dhe mund të caktojnë një orë që plugin-i të fiket.

WP Christmas Class 

 

Në Krishtlindje, shumë faqe do të ndryshojnë imazhin e tyre të sfondit për diçka më festive.

Klasa e Krishtlindjeve WP ju lejon të shtoni një klasë CSS të personalizuar në tagun e trupit tuaj, i cili aktivizohet ndërmjet dy datave të caktuara. Kjo gjë ju mundëson që të konfiguroni festën tuaj muaj më parë, dhe ta aktivizoni atë vetëm kur të vijë koha.

Business Christmas Greeting Card – WP Plugin

‘Business Christmas Card Greeting’ ju lejon të ndërtoni kartolina të bukura të Krishtlindjeve për vizitorët tuaj. Kartolinat kanë një animacion hapjeje të shkëlqyer që zbulon mesazhin brenda – vizitorët thjesht duhet të klikojnë në kartolinë për ta hapur atë.

Kartolina është plotësisht e personalizueshme – ju mund të ndryshoni dizajnin e mbuluar, brendesine e dizajnit, mesazhin, plus të shtoni logon e biznesit tuaj në te. Ju gjithashtu mund të përfshini nje muzikë ne sfondi. Si një bonus shtesë, sfondi përfshin gjithashtu përfshin efektin e deborës që bie.

PËRGJIGJU