Kemi folur shpeshherë për disa nga mënyrat që mund të përdorni për të ndërtuar faqen tuaj të internetit .Ekzistojnë shumë e shumë opsione , por sa më shumë koha kalon , gjërat po lehtësohen çdo ditë e më shumë.
Kemi kenaqesine t’ju njoftojmë se tashmë , në Webhost ju vijmë në ndihme duke ju lehtësuar sa me shumë punen tuaj nëpërmjet paketës premium ,e cila do të ofrojë një prej opsioneve më të reja në ndertimin e website-ve sic është SitePad.
SitePad vjen jo vetëm si një nga një nga opsionet me te reja ne fushën e ndërtimit të faqes suaj ,por gjithashtu shumë i lehtë për tu përdorur .
Nëpërmjet opsionit drag and drop si dhe me 317+ tema(theme) profesionale që mbulojnë një gamë të gjerë kategorish si Blog, Biznes, Portfolio, Restorante, Udhëtime, etj dhe 40 + Widgets si Image / Video Slider, Image Galleries, Rich Text, Video , Audio, Service Box(kutia e shërbimit), Google Maps, Contact Form , Media Sociale dhe shumë më tepër.
Karakteristikat :
- One-clik Publish – Mjafton një klikim për ta publikuar faqetn tuaj,vetëm zgjidhni një temë, përshtatni përmbajtjen, shtoni imazhe, audio, video dhe klikoni Publish.
- +317 Themes(Tema)- Mbi 317 tema të gatshme për të përdorur si bazë për të filluar ndërtimin e faqes suaj.
- 40+ Widgets
- Responsive (E përgjegjshme) -Website-et e krijuara nga SitePad janë të përgjegjshëme dhe shfaqen në mënyrë korrekte për çdo pajisje
- Faqet statike-SitePad publikon faqet web statike (HTML, CSS, JS) në domain-in tuaj kështu që faqja juaj ngarkohet më shpejt
- I lehtë për t’u përdorur – Thjesht përdorni opsionin Drag and Drop për të krijuar faqe të mrekullueshme pa ndonjë njohuri teknike
4 hapa të thjeshtë për të krijuar një faqe të bukur
1.I aksesueshëm lehtësisht në llogarinë tuaj në cPanel
Pas përzgjedhjes së paketës përkatëse, identifikohuni në llogarinë tuaj në cPanel dhe filloni të shfletoni për SitePad .
2.Zgjidhni një Temë (Theme)
Pasi të jeni drejtuar në serverin e ndërtimit të faqes suaj me SitePad do t’ju duhet të zgjidhni një Theme për webfaqen tuaj. Ju mund të zgjidhni nga 317 Tema profesionale të cilat mbulojnë një gamë të gjerë kategorish si Blog, Biznes, Portfolio, Restorante, Udhëtime etj. Të gjitha temat janë të përgjegjshme kështu që faqja juaj do të funksionojë në të gjitha madhësitë e pajisjeve.
3. Filloni të ndërtoni faqen tuaj duke përdorur drag&drop
Pas zgjedhjes së një teme, faqet e paracaktuara do të popullohen me përmbajtje demo. Me ndihmën e 40 widgetve si Image / Video Slider, Galeritë e imazheve, Rich Text, Video, Audio, Kutia e Shërbimit, Hartat Google, Forma e Kontaktit, Buttons për Social Media, etj mund të filloni të redaktoni përmbajtjen, shtoni imazhe / video, tekst dhe gjithashtu krijoni faqe të reja sipas kërkesave tuaja.
4.Hapi i fundit, publikimi i faqes suaj
Sapo faqja juaj e internetit të jetë gati ju mund të klikoni në butonin Publish i cili do të transferojë skedarë statikë ,dmth HTML, CSS, JS në llogarinë tuaj të web hosting. Faqja e internetit përfundimtare do të host-ohet në serverin tuaj të Internetit, dosjet janë statike faqe e internetit do të ngarkohet shumë më shpejt në krahasim me një faqe interneti PHP.
Kjo është , është kaq e thjeshtë.
Faqja juaj do të jetë gati në një kohë shumë të shkurtër.