SHPËRNDAJE

Me fjalë të thjeshta nje Website Builder  na ndihmon të krijojmë një faqe interneti.

Nuk keni informacion se si?

Premium Site Builder është përgjigja

Teksa teknologjitë avancojnë, site builder-at e  internetit bëhen më popullore dhe më të lehta për t’u përdorur.Premium Site Builder; është një mundësi për individët që të krijojnë një projekt online me pak ose aspak përvojë teknike. Duke pasur një host të faqes së internetit dhe një site builder  në të njëjtën moment , sigurisht që është  mënyra me e përshtatshme.

 Ka disa faktorë kryesorë që duhen marrë parasysh.

Gjeni template-in tuaj 

Fillimi me faqen tuaj është i lehtë. Meqë Premium Site Builder është i bazuar në Web, nuk ka asgjë për të shkarkuar dhe instaluar. Gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjidhni një template. Gjeni një skemë të ngjyrave dhe modelin e dizajnit që ju shfaqet. Pra, nëse jeni duke kërkuar të filloni  një blog ushqimi ose portofolin tuaj të dizajnit online, duhet patjetër të keni shumë shembuj për një template të mirë mirë për ju.

Më kryesorja është importimi i çdo Website.

Opsionet e përshtatshme

Njerëzit tani shfletojnë web në pajisjet e tyre mobile më shumë se kompjuterat e tyre. Që faqja juaj të funksionojë mirë për shumicën e vizitorëve, duhet të jetë i aplikueshëm për celularin. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ndërtimi i një faqeje interneti që është e përshtatshme. Faqet e internetit të përshatshme kanë të  njëjtë gjithë elementët dhe përmbajtjen pa marrë parasysh se me çfarë pajisje ju vizitoni.Ato janë automatikisht të rregulluara në mënyrë që të duken  mirë në çfarëdo madhësie të ekranit që një vizitor i sheh.

Premium Site Builder ofron një mënyrë të lehtë për ju që t’a bëni faqen tuaj të internetit të përshtatshme. Ofrimi i një template-i të përshtatshëm është një opsion i mirë, pasi nuk do të duhet të bëni asgjë shtesë për ta bërë faqen tuaj të internetit të aplikueshëm – do të filloni me atë në këtë mënyrë.

Personalizimi i template-it tuaj

Është koha ta ktheheni në faqen tuaj duke e përshtatur dhe redaktuar: duke shtuar përmbajtjen tuaj (imazhe, tekste, lidhje, video, audio) dhe rafinimi i dizajnit nëse është e nevojshme (ngjyrat, renditja e faqes, zgjedhja e shkronjave dhe më shumë). Mund ta personalizoni aq thjeshtë apo avancuar sa ju të doni.

Karakteristikat e SEO-s

Me kaq shumë faqe  interneti, gjetja e faqes tuaj nga njerëzit është një sfidë. Një ndërtues faqesh që ka informacion për  SEO mund t’ju japë një fillim të mirë duke ju ndihmuar të optimizoni faqen tuaj për shikueshmëri në motorët e kërkimit.

Shtimi i fjalëve  kyçe të rëndësishme në çdo URL të faqes, meta description dhe bërja tag fotove  i komunikon Google-it se cila është faqja juaj në internet, kështu ka më shumë gjasa që të përfshijnë në kërkimet për atë term. Premium Site Builder do ta bëjë këtë më të lehtë.

Karakteristikat e rrjeteve sociale

Pasi  faqja e internetit është  gati, ju duhet  ta promovoni atë!Dhe ju dëshironi që vizitorët që pëlqejnë faqen tuaj t’a promovojnë atë edhe më shumë.Shpërndarjet në media  sociale mund të ndihmojnë në të dyja anët.Ju mund të shpërndani me lehtësi përmbajtjen e re në rrjetet tuaja sociale për të lejuar ndjekësit tuaj të informohen, dhe ju mund ta bëni të lehtë për vizitorët që t’a shpërndajnë  faqen tuaj.

Imazhet

Të gjitha faqet e internetit kanë nevojë për foto, ata janë një pjesë e rëndësishme e mënyrës se si njerëzit do të përjetojnë faqen. Premium Site Builder përfshin një bibliotekë për imazhet që mund të ju kursejë shumë kohë.Kjo bën  faqen tuaj të internetit të duket e shkëlqyeshme

Për të përmbledhur

Premium Site Builder është zgjidhje e përkryer për ju nëse:

  • keni nevojë për një faqe interneti të thjeshtë;
  • keni nevojë për një faqe interneti të shpejtë;
  • Preferoni ta krijoni vetë, por nuk keni disa aftësi teknike;
  • Nuk dëshironi të paguani shumë.

PËRGJIGJU