SHPËRNDAJE

SEO është një nga mënyrat më të mira për t’u siguruar që audienca juaj t’ju gjejë online.

Përmirësimi i SEO-s përfshin një sërë mënyrash dhe taktikash të ndryshme. Për këtë do j’u shpjegojmë disa hapa se si të përmirësoni SEO-n për faqen tuaj të internetit.

Rishikoni analizat e faqes tuaj të internetit.

Nëse keni një faqe, atëherë hapi juaj i parë është të rishikoni analizat e internetit për të kuptuar më mirë sesi njerëzit gjejnë dhe bashkëveprojnë me faqen tuaj të internetit. Nëse nuk keni vendosur Google Analytics për faqen tuaj të internetit, bëjeni këtë tani!

Në Google Analytics, do të mësoni se sa trafik po fitoni, dhe çfarë vjen nga Kërkimi Organik në Google.

view seo traffic in google analytics

Përveç kësaj, ju mund të gjeni një listë për fjalët kyçe më të përdorura.

view top seo keywords in google analytics

Identifikoni fjalët kyçe

Hulumtimi i fjalëve kyçe është shumë e rëndësishme për SEO. Si fillim duhet të dini se cilat janë fjalët kyçe të synuara për t’u vendosur në faqen e internetit. Bëni një listë fjalësh ose frazazh për të cilat mendoni se janë të rëndësishme për biznesin dhe produktet tuaja. Pasi të keni përfunduar, shikoni se sa të vlefshme janë termat në listën tuaj dhe ndërtoni listën tuaj me fjalët më të duhura.

Keyword Planner nga Google siguron të dhëna për numrin mesatar të kërkimeve që ka një fjalë kyçe. Ai gjithashtu ofron sugjerime për frazat që lidhen me faqen tuaj të internetit që mund t’i përdorni për të ndërtuar listën tuaj. Përdorimi i këtyre fjalëve kyç në të gjithë faqen tuaj të internetit ose në blog do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në trafikun organik.

find keywords with keyword planner

Mjetet e Google mund të japin informacione të mjaftueshme për shumë biznese që kanë një strategji SEO.

Optimizoni çdo faqe për SEO.

Për të optimizuar faqen, shikoni disa nga mënyrat e mëposhtme:

URL – Gjithmonë redaktoni URL-në tuaj në mënyrë që të ketë lidhje me faqen e internetit.

Titujt kryesorë – Përdorimi i titujve dhe titrave për lexueshmëri më të lartë.

Alt tags për imazhet – Para se të ngarkoni një imazh në një faqe, shtojini një fjalë në lidhje me foton në alt tags.

Titulli – Shkruani një titull të shkurtër për secilën faqe duke përdorur fjalë kryesore

Përshkrimi meta – Përshkrimi meta mund të rrisë normën tuaj të klikimit. Shkruani një përshkrim meta për secilën faqe.
 

Krijoni përmbajtje tëvlefshme

Krijimi i përmbajtjes me cilësi të lartë është shumë e rëndësishme për audiencën tuaj dhe për SEO-n.

Para se të shkruani, bëni disa hulumtime se çfarë do audienca juaj. Duke parë se çfarë ju pëlqen ju duhet të krijoni përmbajtje të vlefshme për to, të cilat do të klikohen më shumë në të ardhmen.

Përditësoni përmbajtjen tuaj të vjetër

Një kontroll i rregullt i përmbajtjes mund të jetë shumë i vlefshëm për përmirësimin e SEO-s tuaj. Google i pëlqen përmbajtja që është e përditësuar dhe e azhurnuar, kështu që ndryshimi i informacionit të vjetër është i rëndësishëm shumë për motorrët e kërkimit në mënyrë që të sjellin sa më shumë vizitorë.

Miqësore për paisjet mobile

Një nga gjërat parësore është që faqja juaj e internetit të shfaqet mirë në çdo paisje mobile.
Përshtatja e dizajnit në paisjet celulare është gur themeli i faqeve moderne sepse shumë prej nesh harxhojmë shumë kohë në telefonat tanë.

Mos-optimizimi i faqes tuaj për përdorim mobile nuk do të dëmtojë vetëm përvojën e përdoruesit por do të ketë një ndikim negativ dhe në SEO.

Google e ka bërë të qartë se optimizimi i celularit është një domosdoshmëri nëse doni të siguroni një renditje të lartë. Nëse nuk jeni i sigurt nëse faqja juaj i plotëson këto kritere, bërja e testit nga Google do t’a tregojë këtë.

Përmirësoni shpejtësinë e faqes tuaj.

Shpejtësia është një tjetër faktor që Google i jep përparësi. Marrja e hapave për të përmirësuar shpejtësinë e faqes tuaj do të përmirësojë përvojën e përdoruesve të faqes tuaj, dhe do të përmirësojë rezultatet e kërkimit në Google.

PËRGJIGJU