SHPËRNDAJE

Përshëndetje miq,

Si fillim, po shfrytëzojmë rastin për t’ju inkurajuar të hidhni votën tuaj në sondazhin tonë më të fundit: Çfarë do të donit më shumë nga hosti juaj?

Çfarë do të donit më shumë nga kompania që ju ofron shërbimin e hostimit për faqet në internet?

  • Më shumë hapësirë?
  • Mundësi për të hostuara më shumë domain-e
  • Më shumë oferta?
  • Shpejtësi më të lartë?
  • Çmime më të lira?

Rezultatet paraprake:

Deri tani, nevoja për ‘shpejtësi më të lartë’ po dominon me vota mbi ‘gjuhë të tjera programimi’ dhe ‘hapësirë më të madhe’.

Mjaft studime të kryera kryesisht nga kompanitë apo faqet e-commerce por jo vetëm, kanë zbuluar se kur faqet hapet më shpejt, aq më shumë rritet edhe koha që lexuesit harxhojnë në atë faqe, rrjedhimisht duke rritur edhe mundësitë që ata të përfundojnë duke blerë apo zgjedhur shërbimin/produktin që ofrohet në atë faqe.

P.sh. Facebook punon fort për ta mbajtur shpejtësinë e hapjes së faqeve të veta nën 2 sekonda, pasi rritja edhe me .2 sekonda ndikon në kohën dhe numrin e faqeve që një lexues normal harxhon duke parë përditësimet e profileve të miqve apo postime të tjera me interes.

Në rastin e Amazon.com kjo diference kaq e vogël, në më pas se 1 sekondë, përkthehet në qindra mijëra dollarë shitje të munguara çdo ditë. E përsëris, në qindra mijëra dollarë shitje të munguara çdo ditë, pasi Amazon.com shet në kuotat e miliard dollarëve.

Këtë fakt e kanë vërtetuar edhe disa studime apo artikuj botuar nga vetë motori i kërkimit Google, i cili e përdor shpejtësinë e hapjes së një faqeje, si një prej treguesve në renditjen (ranking) e asaj faqe në rezultatet e kërkimit. Thënë ndryshe, nëse faqja juaj hapet ngadalë, apo është shumë e ngarkuar, kjo gjë ndikon edhe të mënyra se si Google ju rendit më pas në rezultatet e kërkimit që bëjnë lexuesit në këtë motor.

‘Shpejtësia’ është vetëm një nga faktorët, e padiskutueshëm për nga rëndësia, për të cilët ju duhet të shqetësoheni, dhe që nuk mund ta përmirësoni dot kur jeni të hostuara nëpër hostet falas.

Nëse keni ndonjë sugjerim tjetër, atëherë mos nguroni ta shtoni atë te komentet këtu poshtë.

Ju mirëpresim 🙂

1 Koment

PËRGJIGJU