Ka mijëra tema falas për WordPress duke e bërë më të vështirë për ju të zgjidhni. Në këtë artikull, ne kemi zgjedhur disa nga temat më të mira të WordPress që mund t’i përdorni për faqen tuaj të re.
1. Juno
Kjo temë është e mrekullueshme për t’u përdorur si një blog, faqe biznesi, agjenci marketingu, fotografi dhe më shumë. Me një dizajn legant, ‘Juno’ siguron që faqja juaj të duket e mrekullueshme. Ju lejon të personalizoni lehtë ngjyrat, llojin e shkrimit, madhësitë, si dhe të shfaqni produktet, postimet ose faqet e Woocommerce.
2. Simplex Munk
Është një temë moderne dhe me stil. Dizajni i pastër dhe elegant i kësaj teme është ndërtuar me HTML5, CSS3 dhe JQuery dhe është plotësisht e lehtë për t’u naviguar në lloje të ndryshme të ekraneve nga kompjuterët tek celularët. Tema përmban një gamë të plotë të menusë kryesore, footer, si dhe detaje te tjera të personalizuera për të krijuar një faqe interneti tërheqëse.
3. Single
Single është një temë minimaliste që ju ndihmon për të krijuar një prani të fortë dhe të bukur online. Projektuar kryesisht për artistët e muzikës dhe jo vetëm, Single është një temë e fuqishme dhe shumë fleksibile. Përshtatet shumë mirë nga desktopet në celular, pa sakrifikuar dizajnin. Ky model është i përsosur për faqen kryesore, ku mund të prezantoni veten online duke u lidhur dhe me nënseksionet e tjera të faqes. Përmban dhe një pjesë te abonimeve/subscribers ku mund të lidheni me vizitorët tuaj, e shfaqur në fundin e temës.
4. Flash
Tema Flash është fleksibile dhe plotësisht e gatshme për nevojat tuaja. Është zgjidhja ideale për çdo biznes të interesuar në një faqe interneti moderne dhe profesionale. Disa nga karakteristikat kryesore përfshijnë një ndërtues në faqe me ‘drag and drop’, i cili është veçanërisht i rrallë në temat falas.
Tema përfshin një vend për të treguar dëshmitë tuaja dhe ka një vend për informacion për anëtarët e grupit tuaj, duke zbuluar fotografi dhe biografi për ata që punojnë prapa skenave. Për më tepër është që një portofol i plotë dhe i filtrueshëm në rast se planifikoni tu tregoni klientëve punën tuaj të kaluar. Së bashku me një blog të plotë, opsione të bukura të ngjyrave, mbështetje WooCommerce dhe butona sociale, Flash duket më mirë se kurrë.
5.Spacious
Spacious është një opsion i bukur me një paraqitje të gjallë dhe të pastër dhe shumë hapësirë për të përfshirë përmbajtjen tënde. Dizajni është ideal për faqet e biznesit dhe blogjet. Ofron katër lloje të ekranit së bashku me 13 fusha të veglave nga të cilat mund të zgjidhni.
Spacious gjithashtu ofron mundësi përkthimi për t’u lidhur me njerëz që nuk flasin gjuhën tuaj. Ju mund të zgjidhni midis sfondeve të hapura dhe të lehta në mënyrë që të ndërthuret sa më mirë me logon tuaj. Karakteristikat kryesore të ngjyrave dhe paraqitja e kutizave që janë atje ju udhëzojnë për të arritur një hije që përputhet me markën tuaj.
Tashmë nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të zgjidhni domain-in dhe hostimin e faqes tuaj në mënyrë që të gjithë t’ju vizitojnë në faqen e sapo krijuar.