SHPËRNDAJE

Dëshironi të merrni më shumë trafik ne blogun tuaj? Këtu janë disa mënyra të thjeshta që mund të bëni për të rritur trafikun në blogun tuaj. Rritja e trafikut të blogut kërkon kohë dhe punë të vazhdueshme, prandaj sigurohuni që të jeni aktiv në mënyrë të vazhdueshme.

1.Shkruani përmbajtje të mirë

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është të shkruani përmbajtje të mirë dhe të lehtë. Në këtë mënyrë, njerëzit do të vizitojnë faqen tuaj, të regjistrohen dhe të kthehen për një vizitë tjetër.

2.Komentoni për bloget e tjera

Vizitoni blogje të tjerë dhe  merrni kohë për të lexuar përmbajtjen e tyre. Nëse keni diçka për të thënë, lini një koment.Nëse po kërkoni të krijoni trafik të blogut, do të duhet të krijoni marrëdhënie të mira me blogerët e tjerë.

3.Listoni URL-në tuaj të blogut kudo që të mundeni

Sigurohuni që URL-ja e blogut tuaj të jetë e shënuar në mediat tuaja sociale.Shpërndani URL-ne kudo ku njerëzit shfaqin interes.

4.Shpërndani blogun dhe postimet tuaja

Shpërndani postimet tuaja në Twitter, Facebook, Pinterest, Instagram dhe çdo faqe tjetër të mediave sociale që është e rëndësishme për industrinë tuaj. Nëse mundeni, ndani edhe blogun tuaj me miqtë tuaj.Inkurajoni miqtë dhe familjen të lexojnë blogun tuaj. Ju menjëherë mund të fitoni trafik në blogun tuaj vetëm duke u treguar miqve tuaj për këtë.

5.Bashkëpunoni me blogerë

Shumica e blogerëve sot janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Kontrolloni grupet e Facebook dhe kontaktoni blogerëve për bashkëpunimin në një projekt.

6.Shpërndani përmbajtjen e njerëzve të tjerë

Shpërndarja e përmbajtjes së njerëzve të tjerë është një mënyrë shumë e mirë  për gjenerimin e trafikut në blog. Shumica e blogerëve janë ashtu si ju – ata duan më shumë trafik të blogut dhe ndihen të vlerësuar  kur njerëzit e tjerë shpërndajnë përmbajtjen e tyre. Kështu, shpërndani përmbajtjen me lexuesit dhe do të merrni vlerësim për punën e bërë.

7.Socializohuni

Bisedoni me njerëz të tjerë në mediat sociale, bashkohuni me një grup në Facebook, në një takim lokal Blogging apo me një organizatë.Gjithashtu ka komunitete Google+, grupe LinkedIn dhe biseda në Twitter.

Këto janë komunitete ku njerëz të interesuar flasin për tema të ndryshme. Këto grupe janë të lehta për t’u gjetur,vetëm kërkoni temën që ju intereson.

8.Përdorni Seo

Nëse vërtet doni të keni trafik dhe të tërhiqni audiencën tuaj  në blogun tuaj, keywords dhe SEO duhet të jenë pjesë e strategjisë suaj.

Nëse po fillon një blog, çdo postim i blogut që shkruan duhet të ketë një keywords kryesor.

SEO merr një kohë, kështu që nëse jeni optimizuar nga fillimi, do të arrini rezultate  më shpejt.Trafiku organik është në krye të listës së kanaleve të marketingut në internet, duke qenë përgjegjës për qindra mijëra vizitorë në bloget kryesore.
Nuk ka asnjë arsye për të mos bërë atë.
Nuk është edhe super e vështirë. Disa njerëz madje besojnë se SEO është e komplikuar, kështu që shumica e njerëzve e shmangin atë.

9.Zgjidhni tema që tërheqin trafikun

Eshtë e panevojshme të thuhet, nëse tema juaj nuk është e duhura, nuk do të tërheqësh shumë trafik gjatë gjithë kohës. Filloni me Tendencat e Google, BuzzSumo  për të parë se çfare u intereson publikut tuaj.

10.Postoni rregullisht

Bloget që kanë orare më të shpeshta dhe të rregullta të postimeve kanë tendencë për të zhvilluar një audiencë më të shpejtë.

Mos u shqetësoni! Duhet kohë.
Ndërtimi i një audience të konsiderueshme të lexuesve të angazhuar dhe besnikë kërkon kohë. Shumë nga blogerët që ju  admironi janë aty për vite me rradhë. Rrini të qetë dhe mos u dekurajoni që në fillim.

Nëse jeni i interesuar për të marrë më shumë informacion në lidhje me blogging lexoni artikujt e mëposhtëm:

PËRGJIGJU