SHPËRNDAJE

Nëse keni një biznes fizik, do të donit të krijonit një strategji për Local SEO për të marrë sa më shumë klientë të mundshëm në krahasim me konkurrentët e tjerë që ndodhen afër.             

Siç nënkupton edhe emri, Local SEO ka të bëjë me pozicionimin e faqes suaj të internetit për kërkimet që bëhen rreth vendndodhjes tuaj fizike. P.sh nëse keni një dyqan, Local SEO mund të ndihmojë kalimtarët apo banorët të gjejnë dyqanin përmes kërkimeve në celular. Kur përdoret mirë, Local SEO mund t’ju sjellë menjëherë fitime në biznes.

Në këtë artikull do të flasim pak më shumë se çfarë është Local SEO dhe pse ka rëndësi. Le të fillojmë!

Çfarë është Local SEO dhe pse ka rëndësi

Në dallim nga SEO e përgjithshme që mund të jeni mësuar, Local SEO ka të bëjë me targetizimin e njerëzve që janë afër vendndodhjes tuaj fizike.

Disa shembuj të bizneseve që mund të përfitojnë nga një strategji Local SEO janë:

-Dyqane, butik

-Restorante, lokale

-Shërbime në shtëpi etj.

Kur drejtoni ndonjë prej këtyre llojeve të bizneseve, Local SEO është thelbësore sepse ju ndihmon të arrini të kapni vëmendjen e klientëve të mundshëm.

Këto janë 3 strategjitë që ju të përfitoni nga Local SEO:

1. Targetizoni fjalët kyçe sipas lokacionit

Ju duhet të merrni parasysh konkurrencën, sa të rëndësishme janë fjalët tuaja kryesore për audiencën tuaj, si t’i përfshini ato në përmbajtjen tuaj, dhe më shumë.

Me fjalë kyçe lokale SEO, vizitorët lokalë do të kenë me shumë mundësi që të vizitojnë biznesin tuaj dhe të bëhen klientët tuaj.

Sipas Google, “50% e konsumatorëve që kryen një kontroll online të biznesit, vizituan një dyqan brenda një dite.

Mos harroni, fjalët kyçe lokale kanë të bëjnë me përfshirjen e vendndodhjes tuaj, prandaj mos kini frikë t’a bëni shumë specifike përshkrimin. Sa më mirë t’a targetizoni audiencën tuaj të synuar, aq më pak konkurrencë do të keni.

Image result for local seo

2. Publikoni vendndodhjen tuaj në Google My Business

Ka shumë platforma në internet ku mund të ‘rendisni’ biznesin tuaj. Sidoqoftë, siç mund ta imagjinoni, Google My Business është deri tani opsioni më i popullarizuar:

Ajo përmbledh të gjitha informacionet që njerëzit duan të gjejnë dhe vlerësojnë nëse duan të shkojnë në biznesin tuaj. Profili juaj mund të përfshijë fotografi, komente, kohën e hapjes, një lidhje në faqen tuaj të internetit dhe shumë më shumë.

Gjithashtu ju jep një mundësi të veçantë në rezultatet e kërkimit të Google duke e bërë biznesin tuaj sa më të dukshëm në motorrët e kërkimit.

Për t’a renditur biznesin tuaj duhet të regjistroheni në Google My Business.

Nëse nuk jeni regjistruar ende në Google My Business, kjo është koha e duhur. Për më tepër, ju do t’i ndihmoni njerëzit të gjejnë biznesin tuaj duke përdorur Google Maps.

Related image

Shtojca

Ka disa shtojca interesante për Local SEO që mund të provoni si p.sh Yoast SEO.

Kjo shtojcë kujdeset të shtojë sa më shumë informacione që janë thelbësore për Local SEO. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të optimizoni faqen tuaj për të vendosur lokacione të shumëfishta, duke ju kursyer shumë kohë.

PËRGJIGJU