SHPËRNDAJE

A e dini se 48% e njerëzve konsatojnë se dizajni i faqes është faktori numër një për të vendosur kredibilitetin e një biznesi? Për këta njerëz, nuk ka rëndësi se sa më i mirë është biznesi juaj ose sa më të mira janë produktet ose shërbimet tuaja në krahasim me konkurrentët, për ata ka rëndësi dizajni juaj dhe paraqitja e të gjitha produkteve në mënyre korrekte.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për të gjithë pronarët e bizneseve që të ndjekin tendencat e dizajnit të uebit. Ju nuk keni nevojë të hidheni në çdo trend që lind, por duke qëndruar të updatuar në të rejat e fundit, do t’ju ndihmojë të përcaktoni se kur pamja e faqes tuaj ka nevojë për ndryshim.

Dizajnimi i Minimalizmit

Dizajnet shumë të komplikuara nuk preferohen në 2017. Hartoni dicka të pastër, të thjeshtë dhe moderne. Minimalizmi mund të përshkruhet si heqja e të gjitha elementeve të panevojshme dhe fokusimi në atë që çfarë është më e rëndësishme. Në këtë kuptim, minimalizmi inkurajon qëllimin.

Merrni shembullin e mëposhtëm të koleksionit Fine Jewelry Leen Heyne:

Jo vetëm që qasja minimale e faqes e vendos fokusin aty ku duhet të jetë, në bizhuteri, por edhe pamja e thjeshtë arrin të përcjellë një ajër luksoz dhe sofistikues.

 

Skemat me ngjyra 

Gradientët i kemi parë kudo, që nga opsionet e reja të statusit të Facebook-ut deri tek headers që gjenden në shumë faqe moderne prandaj mos nguroni ti përdorni edhe në faqen tuaj.

 

Tipografia

Tipografia paraqet një tjetër mundësi për webmasters për të ndryshuar atë deri në vitin 2017. Dizajnerët e sotëm janë duke marrë gjërat një hap më tej duke eksperimentuar me llojet e shkrimit e duke e vendosur atë mbi faqe.

Edhe pse dy faqet e mësipërme nuk mund të jenë më të ndryshme, të dyja përdorin mundësitë krijuese të tipografisë për të krijuar imazhe.

 

Ilustrimet 

Ilustrimet e nxjerra nga dora janë një përditësim i këndshëm për trendin e dizajnit të sheshtë që dominoi faqet e internetit vitet e fundit.

Faqja e internetit australiane, New Acton, tregon se sa argëtuese këto imazhe mund të jenë me ilustrime të ngarkimit në mënyrë të njëpasnjëshme që vijnë së bashku për të formuar foton më poshtë:

 

Dalja nga kornizat 

Në vitin 2017 dhe më tej, dizenjimi i uebit po kalon rrënjët strikte të formulës dhe formulimit, duke përqafuar kreativitetin.

John Moor Williams i blogut Webflow ndan shembullin e mësipërm dhe ofron shpjegimin e mëposhtëm për rëndësinë e këtij trendi:

“Nëse duam të parashikojmë evoluimin e ueb dizajnit (të paktën në aspektin vizual), ne duhet t’i referohemi evolucionit të dizajnit grafik. Për vitet e fundit, faqosja e web design ka qëne e kufizuar nga CSS, por mjetet e reja si flexbox dhe CSS grid do të lejojnë Layout-e më ekspresive në ueb. ”

Fokusi në përmbajtje

Ajo çfarë po i bën klientët tuaj të vijnë në faqen e internetit është përmbajtja. Nëse imazhet tuaja, arkitekturat e faqes dhe interaktiviteti janë ekzekutuar mrekullisht, por faqja nuk ofron përmbajtje cilësore, vizitorët tuaj do të largohen nga faqja dhe do të kërkojnë një tjetër që ofron përmbajtjen që kërkojnë.

Elemente interaktive

Së fundi, eshte pare nje rritje ne rëndësine e elementeve interaktive dhe mënyrave të ndryshme që ata mund të angazhojnë vizitorët e internetit.

“Elementët interaktive”, në këtë kontekst, mund të nënkuptojnë gjithçka, që nga përdorimi i një video header-i  deri tek realiteti virtual (VR) ose tiparet e inteligjencës artificiale (AI).

 

PËRGJIGJU