SHPËRNDAJE

Malware mund të infektojë faqen tuaj në një mori mënyrash të ndryshme. Një vend i mirë për të filluar është me një softuer antivirus për kompjuterin tuaj. Softueri do të skanojë të gjitha shkarkimet për malware dhe t’ju informojë për çdo kërcënim në kompjuterin tuaj.

Por, përveç këtyre shërbimeve të paguara, çfarë mund të bëni për të mbrojtur faqen tuaj te internetit? Këtu janë 7 mënyra  falas për të mbrojtur faqen tuaj:

1. Fjalëkalime të forta

Forca e një fjalëkalimi mund të bëjë diferencën në aftësinë e hakerëve për të vjedhur informacionin tuaj ose për të hyrë në skedarët tuaj. Sigurohuni që po ndryshoni rregullisht fjalëkalimet tuaja. Fjalëkalimi prej 8 shkronjash do të jetë shumë më i dobët se një fjalëkalim më i gjatë me karaktere speciale (@ # $% ^ & [>, shkronja të mëdha dhe numra). Sa më gjatë fjalëkalimi juaj dhe karaktere të përdorura, aq më i sigurt do të jetë informacioni juaj. Nëse keni probleme me krijimin e fjalëkalimeve të forta, mund të përdorni shërbime falas si StrongPasswordGenerator.com, i cili do të krijojë një fjalëkalim të fortë dhe do t’ju japë këshilla për ta mbajtur mend atë.

2. Gjithmonë bëni backup të skedarëve/fileve tuaj

Backupi skedarëve të faqes suaj në baza javore ose ditore do ju sigurojë që edhe nëse ndodh më e keqja,ju mund ta rivendosni faqen tuaj të internetit nga një backup dhe më pas të forconi faqen tuaj për të mbrojtur të dhënat tuaja nga dobësitë e ardhshme. Webhost.al ofron nje shërbimi të automatizuar të backupeve të faqeve së internetit falas, duke i përditsuar ato çdo ditë.

3. Mbani aplikacionet tuaja të përditësuara

Kjo është shumë e thjeshtë për të bërë, por është gjithashtu e lehtë të neglizhohet. Nëse po drejton një faqe interneti në WordPress ose Joomla, duhet të dini që këta zhvillues vazhdimisht e përditësojnë kodimin e tyre me gjëra të reja të sigurisë. Nëse ju ose administratori i faqes suaj nuk arrin të vazhdojë me këto përditësime, faqja juaj mund të jetë e pambrojtur ndaj sulmeve të hakerëve.

4. Instaloni shtojcat e sigurisë

Së bashku me përditësimet e softuerit, aplikacionet e palëve të treta shpesh dalin me shtojca/plugins që mund të rrisin sigurinë e internetit tuaj. Për shembull, nëse po drejton një faqe interneti me bazë WordPress ju mund të shkarkoni Better WP Security ose Bulletproof Security falas.  Vetëm sigurohuni që të shkarkoni ato direkt nga zhvilluesi dhe jo nga faqet e internetit të dyshimta.

5. Jini të kujdesshëm me ngarkimet e skedarëve

Lejimi i përdoruesve për të ngarkuar fotografi në faqen tuaj mund të jetë një rrezik i madh i sigurisë. Diçka e thjeshtë si një imazh për një avatar përdoruesi mund të ketë një bug të fshehur brenda tij. Ne ju rekomandojmë që të parandaloni qasjen e drejtpërdrejtë në çdo skedar të ngarkuar. Vendosni një gjatësi maksimale për emrin e skedarit, madhësinë maksimale, skanoni skedarët e ngarkuar me softuer antivirus dhe mbani të gjitha skedarët e ngarkuar në një dosje jashtë direktorisë rrënjë.

6. Fshehni drejtoritë tuaj të admin-it

Nëse keni një faqe interneti, mund të keni kuptuar se janë të përbërë kryesisht nga një sërë filesh e folderash. Hakerët kanë aftësinë për të kërkuar skedarët tuaj të uebit të drejtoritë admin duke kërkuar për emrat e dosjeve, si “admin”. Sapo të gjejnë këto drejtori dhe të fitojnë akses, ata mund të sulmojnë tërë faqen tuaj të internetit nga rrënja. Një mënyrë e thjeshtë për të shmangur këtë problem është thjesht të riemërtoni dosjet admin. Shumica e CMS (Content Management Systems) ju lejojnë të riemërtoni dosjet dhe direktoritë tuaja.

7. Forconi  sigurinë tuaj të rrjetit

Sigurohuni që punonjësit tuaj dhe / ose bashkëpunëtorët nuk u japin hakerëve qasje të lehtë në faqen tuaj duke forcuar ndonjë dobësi në rrjetin tuaj. Kjo mund të përfshijë ndryshimin e rregullt të fjalëkalimeve të rrjetit, të identifikimit të skaduar dhe skanimit të të gjitha pajisjeve që janë të lidhura me rrjetin tuaj për malware. Këto hapa të thjeshtë do ta bëjnë atë shumë më të vështirë për hakerët që të hyjnë në faqen tuaj nëpërmjet rrjetit tuaj.

 

PËRGJIGJU