SHPËRNDAJE

Çfarë ndodh nëse fshini disa dosje të faqes tuaj aksidentalisht? Po nëse të dhënat e t’ua humbin ose vidhen në rrethana të paparashikuara? Kjo mund të jetë frika më e madhe e një pronari të një biznesi apo një faqeje interneti. Meqë askush nuk është imun ndaj aksidenteve, backupet e automatizuar e faqes mund t’ju ndihmojnë të rikuperoni skedarët tuaj të uebit. Sigurimi i të dhënave të faqes suaj është primar për sigurinë e biznesit tuaj.

Duhet të jeni gati të reagoni shpejt

Kur ndodh një incident që mund të mos prisni, është e rëndësishme që të jeni të përgatitur. Sigurimi që faqja juaj e internetit është e mbështetur në ‘backups’ dhe që egziston një kopje e fundit do t’ju ndihmojë në lehtësimin e gjendjes dhe në rikthimin e të dhënave tuaja në momente kaosesh.

Përgatitja e emergjencës është çelësi për t’ju ndihmuar të rivendosni të dhënat tuaja të internetit shumë shpejt. Duke u përgatitur do t’ju ndihmojë të shmangni humbjet në të ardhurat e faqes tuaj online gjithashtu.

Nuk do t’ju duhet të bëni përditesimet e të dhënave tuaja manualisht 

Ruajtja e automatizuar do të eliminojnë nevojën për backup-e manuale. Me ane te ‘R1Soft BackUp’ do të jeni në gjendje të mbështesni të dhënat tuaja 100%. Kjo përfshin ruajtjen e faqeve tuaja të internetit (skedarët e faqeve), bazat e të dhënave (skedarët MySQL), imazhet, skriptet dhe aplikacionet si dhe strukturën dhe korrespondencën e email-it.

Mbajtja e faqes origjinale të zhvillimit nuk është e mjaftueshme

Nëse keni zhvilluar faqen tuaj në një server testimi ose në kompjuterin tuaj lokal, mund të mendoni se është e mjaftueshme për t’ju mbrojtur. Por, me kalimin e kohës, faqet e internetit ndryshohen dhe këto ndryshime shpesh nuk do të pasqyrohen në versionin origjinal. Veçanërisht për faqet e internetit që përmbajnë forume diskutimi, blogje ose ndonjë lloj sistemi të CRM, shumica e përmbajtjes tuaj ngarkohet nga përdoruesit tuaj dhe nuk do të ekzistojë në asnjë vend tjetër pervec se në faqen tuaj te internetit. Një kopje rezervë mund të eliminojë të gjitha këto probleme potenciale.

Është mbrojtja juaj kundër viruseve

Mbajtja e një kopje rezervë mund të jetë më e lehtë dhe mbrojtja më e mirë duke ju lejuar të ktheni mbrapa orën pas një sulmi. Ndërkohë që kjo gjë nuk parandalon sulmet, por i kuron ato kur është e nevojshme.

Si te rikthej faqen time ne gjendjen e meperparshme?

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU