SHPËRNDAJE

Problemi me shtojcat e WordPress është se ato mund të jenë:të mrekullueshme dhe me probleme.
1- Ato janë të mrekullueshëm, sepse thjeshtësojnë pothuajse çdo proces kodimi.
2- Ato mund të shkaktojnë probleme kur bien ndesh me faqen tuaj të internetit, nëse nuk bëni kujdes kur i instaloni ato.

Pse shtojcat e WordPress janë me probleme?

Shtojcat janë me probleme, sepse ato kanë tendencë të jenë të parregulluara. Krijuesit krijojnë shtojca me synimet më të mira, por ata nuk tentojnë t’i përditësojnë aq sa duhet. Ndërsa shtojcat lihen në harresë, ato  bëhen më të dëmshme.

Çfarë duhet të kontrolloni:

Ka disa gjëra që ju duhet të kontrolloni për t’u siguruar që po përdorni një shtojcë që do t’ju ndihmojë në vend që të dëmtojë faqen tuaj.
Data e fundit e përditësimit – Jini të kujdesshëm nëse përditësimi i fundit për një shtojcë ishte mbi 6 muaj më parë.
Vlerësimet– Vlerësimet duhet të jenë maksimale.
Komentet– Lexojni ato sepse merrni opinione nga të tjerët.
Numri i shkarkimeve– Shikoni numrin e shkarkimeve.
Krijuesi – A është një krijues i mirënjohur apo i panjohur?

Shtojcat e panevojshme dhe potencialisht të dëmshme në  WordPress

Rekomandohet që të evitohen disa shtojca. Ekzistojnë disa shtojca që tashmë janë listuar në listën e zezë nga web hostët kryesorë.

Shtojcat Shtesë

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të keni kopje rezervë për blogun apo faqen tuaj të WordPress-it, por mos e humbni kohën duke instaluar këto:

  • The Codetree Backup
  • EZPZ One Click Backup
  • WPOnlineBackup
  • WP DB Backup
  • BackupWordPress
  • Updraft

Ata kryejnë një funksion të dyfishuar dhe të panevojshëm.

Shtojcat për statistikat

Shtojcat e WordPress që regjistrojnë dhe përpunojnë statistikat janë burime intensive. Nëse keni , ju duhet të siguroheni se janë efikase. Shmangni përdorimin e këtyre shtojcave të statistikave :

  • JR Referrer,
  • WP Slimstat,
  • Statpress, and
  • WP Postviews.

Shtojca për SEO

Nëse keni qenë një bloger i WordPress ose një pronar i faqes së internetit për një kohë të gjatë, ka të ngjarë të keni hasur në shtojcën Yoast SEO. Shtojcat për SEO janë shumë të rëndësishme.Ju nuk keni nevojë për këto shtojca:

  • Fuzzy SEO Booster
  • Broken Link Checker
  • Google Sitemap Generator.

Shtojcat e menaxhimit të bazës së të dhënave

Shtojcat që duhet të shmangni janë:

  • Adminer
  • Portable PHPMyAdmin.
  • WordPress GZIP Compression,
  • WP-PHPMyAdmin
  • WP DBManager.

Çështjet e sigurisë

Nëse dëshironi të keni një faqe interneti të shpejtë dhe të sigurtë në  WordPress për biznesin tuaj, duhet të qëndroni larg nga këto shtojca:

  • WP Copysafe PDF
  • Toolspack,
  • WordPress Beta Tester
  • WP Mailinglist.

Optimizimi i imazhit

Nëse jeni duke kërkuar për një shtojcë për optimizimin e imazhit, shmangni:

  •  Ewww Image Optimizer

Ai grumbullon shumë burime pa ofruar asgjë mbresëlënëse.

Për më tepër, mos u ndikoni nga koha e gjatë e ekzistencës së një shtojce duke menduar se është një shenjë për të qenë një shtojcë e mirë për t’u përdorur. Hello  Dolly ose Hello.php, për shembull, është një nga shtojcat më të vjetra në WordPress. Megjithatë, ajo nuk është më e dobishme. Ajo tashmë është vendosur në listën e zezë nga WPEngine për mosfunksionim. Nuk ka më ndonjë qëllim praktik për bloget dhe faqet moderne.

Shtojcat mund të përmirësojnë blogun tuaj. Vetëm sigurohuni që jeni duke zgjedhur shtojcen e duhur  për të instaluar.


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Shtojcat më të mira për SEO në WordPress
  2. 6 Shtojcat më të mira të WordPress për Ecommerce
  3. 10 shtojcat më të përdorura në WordPress

PËRGJIGJU