A do t’i besonit një ‘mesazhi zyrtar’ me email nga një biznes apo organizatë e mirënjohur nëse mesazhi do t’ju vinte nga një domain si p.sh. [email protected] apo [email protected] ose [email protected] ?
E pra, kjo është situata në të cilën gjenden mjaft biznese shqiptare të cilat dukshëm nuk e marrin seriozisht prezantimin që bëjnë te klientët potencialë apo bashkëpunëtorët e ardhshëm sa herë që u dërgojnë një mesazh nga një adresë e përgjithshme (gmail.com / yahoo.com / Hotmail.com / etj.) dhe aspak profesionale!
Në dukje çështja e adresës tuaj të email-it mund të anashkalohet si një gjë mjaft e vogël, ose aspak e rëndësishme, por ka disa arsye dhe argumente pse duhet të filloni ta mendoni ndryshe këtë gjë.
Si fillim, le të nxjerrim listën me justifikime pse mjaft persona nuk e konsiderojnë nevojën për të pasur një adresë profesionale!
- Kam vite që e kam këtë adresë
- E kanë të gjithë kontaktet që kam
- Nuk di të hap një adresë tjetër
- Hapja e një adrese tjetër është humbje kohe
- Njerëzit më njohin dhe e dinë që kjo është adresa ime
Biznesi apo organizata juaj ka gjithnjë nevojë që të përfaqësohet në një mënyrë sa më profesionale dhe rrjedhimisht të besueshme. Profesionalizmi është baza mbi të cilën klientët dhe bashkëpunëtorët tuaj mund të ndërtojnë një marrëdhënie afat-gjatë me ju, ndaj çdo detaj është i rëndësishëm për të përçuar një imazh sa më profesional. Adresa juaj e email është thjesht një detaj, por në botën e sotme dixhitale adresa juaj e email është shpesh dera kryesore e komunikimit efektiv dhe profesional.
Atëherë le t’i përgjigjemi ‘justifikimeve’ të mësipërme:
Kam vite që e kam këtë adresë
Adresa personale nuk duhet dhe nuk mund tw jetw adresa juaj profesionale. Ndaj nuk keni nevojë që të ngeleni peng i një adrese kur në çdo rast keni mundësi t’i bëni ‘forward’ të gjithë mesazheve që ju vijnë te adresa juaj e re si dhe t’i njoftoni kontaktet tuaja që t’ju kontaktojnë në të ardhmen te adresa juaj profesionale.
E kanë të gjithë kontaktet që kam
Nuk është e thënë që ju ta fshini fare adresën tuaj origjinale, mjafton t’i njoftoni kontaktet dhe t’i tërhiqni mesazhet që ju vijnë direkt te adresa juaj profesionale. Ka mjaft mënyra për ta bërë këtë dhe nuk kërkon ndonjë aftësi të lartë teknike.
Nuk di të hap një adresë tjetër
Nëse përdorni shërbimin tonë (email hosting me 10 euro/vit), atëherë hapja e një adrese të re profesionale është mjaft e lehtë pasi mjafton të zgjidhni domain-in që dëshironi dhe më pas mund të krijoni adresën tuaj dhe ato të biznesit tuaj me një domain unik dhe sigurisht profesional.
Hapja e një adrese tjetër është humbje kohe
Është e vërtetë që në fillim mund të duhet pak punë sa të bëni kalimin dhe të mësoheni me adresën e re, por krijimi i një adrese profesionale për biznesin/kompaninë apo veten tuaj është një investim afatgjatë në imazhin dhe profilin tuaj profesional.
Njerëzit më njohin dhe e dinë që kjo është adresa ime
Dakord! Tani mund t’i njoftoni që keni një adresë të re dhe madje me këtë rast mund të përditësoni edhe ‘firmën’ (signature) në fund të mesazheve tuaja ku adresa juaj sigurisht do shërbejë në të mirën profesionale të biznesit/organizatës dhe sigurisht tuajën personalisht.
Mbase ne nuk i kemi mbuluar mirë arsyet/justifikimet që njerëzit kanë! Atëherë mos nguroni të jepni mendimin/argumentin tuaj te komentet këtu poshtë. Ju faleminderit.
adm me sygjero nje host free
munde ta lidhe domainin tek ky sherbim free
Çështja me hostin falas është se ofruesi i lejon vetes të reklamojë në faqen tënde si dhe sa do vetë, direkt dhe indirekt, deri sa ti e kupton që një faqe serioze është një faqe për të cilën duhet të paguash diçka qoftë edhe pak euro/lekë në vit.
Interesante po çfarë ndodh në momentin që të duhen më shumë adresa Email dhe databaza? Çështja tjetër është mungesa e suportit, pra nëse ke një problem teknik çfarë do bësh? Do paguash, ndërkohë që për shumicën e këtyre problemeve sporti është pjesë e çmimit që paguan për hostin.
ai zoteria tha me sugjero 1 host free , kush eshte fillestar ne hapjen e 1 webi per momentin perdor host falas , dhe sa i perket emailit dhe databazes nuk jane te domosdoshme per cdo web , varet cfare do te besh me faqen .
Endrit bëre shumë mirë që e sugjerove atë shërbimin, thjesht doja ti vija në dukje disa nga sfidat që kanë këto lloj shërbimesh falas. Të falenderoj 🙂
Ne ofrojmë një paketë me 50 euro në vit që përfshin edhe domain-in me AL dhe instalimi i WordPress është falas, po ashtu edhe template ka falas plot.