SHPËRNDAJE

Regjistrimi i një domain-i sot (adresë në internet) është një procedure mjaft e thjeshtë dhe pa shumë komplikime.

Sfida kryesore me domain-et sot është gjetja e adresës që ju intereson pasi adresat me .COM janë ndër më të kërkuarat dhe po ashtu ka ndodhur edhe me ato që përfundojnë me .AL

Por duke qenë se adresat me .AL janë bërë të disponueshme më vonë, normalisht edhe mundësia e gjetjes së adresës së dëshiruar është më e madhe.

Gjithashtu, sugjerohet fort që nëse biznesi, organizata apo projekti juaj është në Shqipëri, atëherë edhe adresa e domain-it tuaj është më mirë të jetë me .AL (p.sh. kompaniajuaj.al / organizata.al / etj.)

Hapat për të regjistruar domain-in e dëshiruar

Hapat e mëposhtëm ju tregojnë se si mund ta bëni lehtësisht regjistrimin e adresave që përfundojnë me .AL .Com, .Net .Org etj. nëpërmjet shërbimit tonë WebHost.al

Sqarim: Ky blog dhe shkrimet tona vijnë si pjesë e shërbimit që ne dua t’u ofrojmë klientëve tanë kështu që rrjedhimisht edhe shembujt në një rast si ky janë direkt nga faqja jonë.

https://www.webhost.al/sq/home.html

0. Zgjidhni gjuhën e faqes

0. Ndryshoni gjuhen ne shqip
0. Zgjidhni gjuhën e faqes

Nëse nuk ndiheni rehat me gjuhën angleze, atëherë sigurohuni që faqja t’ju shfaqet e gjitha në gjuhën shqip, të paktën për pjesën e regjistrimit të domain-it dhe hostit. Në botën e internetit anglishtja apo një gjuhë tjetër është e domosdoshme, ndaj mbase mund t’ju ndihmojë edhe një mik gjatë procesit të regjistrimit që gjithçka të dalë me sukses.

 

1. Vendosni dhe kërkoni dhe për adresën e dëshiruar

1.Kontrolloni zgjidhni domain-in qe deshironi
1. Vendosni dhe kërkoni dhe për adresën e dëshiruar

Ndonëse në dukje e vendosja apo zgjedhja e adresës që ju dëshironi mund të jetë e thjeshtë, ajo që ju sugjerojmë është që adresa të jetë sa më i thjeshtë dhe e lehtë për t’u mbajtur mend. Pra, nëse doni që njerëzit ta fiksojnë kollaj dhe ta përdorin adresën tuaj, atëherë sigurohuni që edhe adresa e zgjedhur t’i përshtatet këtyre kritereve të thjeshta por jetike për adresën tuaj virtuale!

Nëse ju e keni zgjedhur adresën, atëherë nuk ju ngelet tjetër veç se të kërkoni për të parë nëse është ose jo e disponueshme për t’u regjistruar.

Nëse adresa që ju kërkoni nuk është e disponueshme, atëherë mendoni për një adresë të ngjashme ose një zgjidhje tjetër të përafërt.

 

2. Procedoni me porositjen e domain-it

3. Procedoni me porositjen e domain-it
3. Procedoni me porositjen e domain-it

Procedura është mjaft e thjeshtë, mjafton të ndiqni hapat (shihni imazhin). Mbi të gjitha ju mund të vendosni që tani nëse dëshironi ta bëni rinovimin e pagesës së domain-it tuaj një herë në vit ose mund të paguani për disa vite njëherësh.

Gjithashtu, ju mund të zgjidhni të porosisni edhe një apo disa domain-e të tjera për t’u siguruar që ato nuk regjistrohen nga dikush tjetër.

 

3. Regjistroni informacionet e hostit tuaj (nëse keni)

4. Regjistroni informacionet e hostit tuaj
4. Regjistroni informacionet e hostit tuaj

Nëse i lini të dhënat e “nameservers” ashtu siç janë, atëherë ju lehtësisht mund ta hostoni faqen tuaj në serverin tonë ËehHost.al

Duhet të sqarojmë një detaj shumë të rëndësishëm këtu, pasi tarifa e hostimit është ndryshe nga ajo e regjistrimit të domain-it. Por WebHost.al ofron disa paketa hostimi të cilat e sigurojnë domain-in tuaj “falas” si pjesë e tarifës totale të paketës së hostimit.

Nëse faqja juaj nuk do të hostohet te hosti ynë, atëherë ju duhet të siguroni tani ose më vonë informacionet për “Nameserver” të hostit keni zgjedhur apo dëshironi të zgjidhni më vonë.

 

4. Shtoni informacionet e kontaktit dhe zgjidhni mënyrën e pagesës

6. Vendosni informacionet e regjistrimit dhe pagesen
6. Vendosni informacionet e regjistrimit dhe pagesen

Kjo është edhe pjesa e parafundit për regjistrimin e suksesshëm të domain-it tuaj si dhe krijimin e një llogarie brenda sistemit tonë nga ku mund të kontrolloni të dhënat e domain-it si dhe informacione të tjera që lidhen me hostin, pagesën, etj.

Për sa i përket mënyrave të pagesës, aktualisht ne ofrojmë këto tre mënyra bazë:

  • Me PayPal
  • Me kartë krediti (interneti)
  • Me transfertë bankare (në llogaritë tona)

Nëse keni ndonjë pyetje apo koment tjetër, mund ta lini te po e njëjta faqe përpara se të përfundoni porosinë tuaj.

 

5. Konfirmoni pagesën & mesazhet konfirmuese

Pasi të keni konfirmuar detajet dhe të keni kryer pagesën tuaj, do t’ju vijnë nga sistemi ynë mesazhet konfirmuese me të dhënat e llogarisë tuaj në sistemin tonë si dhe informacionet e pagesës në rastet kur keni zgjedhur të paguani me “transfertë bankare”.

 

PËRGJIGJU